Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Fuga thirrje publike: Pasiviteti e gjumi do jenë të pafalshëm

15:13 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Artan Fuga ka bërë një thirrje publike për të gjithë kolegët e tij pasi siç thotë ai, ligji i kaluar në Kuvend për Akademinë e Shkencave cenon statusin e profesorit dhe të profesorit të asociuar!

Në një postim në “Facebook”, Fuga shkruan se pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm dhe se nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake, por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare.

POSTIMI I FUGËS
Profesorë, prof. të asociuar, doktorë të universiteteve private dhe publike!
Thirrje publike!
Sikurse e kam thirrur publikisht, ligji që kaloi në Kuvend për akademinë e shkencave veç të tjerash cënon në kundërshtim me ligjet në fuqi statusin e profesorit dhe të profesorit të asociuar!

Eshtë koha që ne të veprojmë sipas të gjitha të drejtave tona të njohura ligjërisht dhe demokratikisht për të ngritur zërin dhe vepruar që:
Të mos degradohet statusi ynë socio-profesional
Të mos degradohet statusi i universiteteve publike dhe private duke rrënuar stafet e tyre
Të mos shkatërrohet imazhi i kërkimit shkencor në Universitete dhe të ruhet pavarësia e tij e plotë që disa uzurpatorë të vetëquajtur si “akademikë” duan ta shkatërrojnë!
Të mos ulet edhe më poshtë vlera e diplomave të universiteteve me forcën e një ligji të bërë edhe kundër teknicienëve dhe specialistëve të arsimit dhe shkencës!
Të mos bllokohet karriera shkencore e doktorëve dhe kërkuesve të rinj shkencorë!

Unë e di se çfarë duhet dhe mund të bëhet! Pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm! Nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake, por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare!

Kush beson, kush ka sadopak energji, kush ka sedër dhe dinjitet profesional le të më bashkohet! Unë kam një propozim shumë konkret dhe konstruktiv për të gjithë ne!
Jemi lënë në baltë!

Mjafton të më shkruani brenda datës 28 korrik 2019 në inbox të facebook, ose në messenger dhe jam gati ta ndaj idenë time me cilindo nga ju!
Ju pres! Pastaj pushimet verore, deti, rëra, mali, aty janë, presin!

E drejta juaj për të më lënë vetëm! Unë do të vazhdoj qoftë edhe i vetmuar! Jo për vete, por për ne!


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.