Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha: Akuzat e SPAK ndaj Berishës përputhen me të SHBA dhe Britanisë, është lojë më e madhe

23:35 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha thotë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës, përputhet me akuzat e ngritura nga SHBA dhe Britani e Madhe që e kanë shpallur ish-Kryeministrin person non grata për korrupsion.

I ftuar në studion e emisionit Opinion, gazetari Hoxha e krahason akuzën e SPAK ndaj Berishës me tekstin e Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken që ka shpallur non grata ish-Kryeministrin, për të cilat thotë se kanë ngjashmëri.

Sipas Hoxhës, hetimi ndaj Berishës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është një “lojë më e madhe”.

“Menjëherë pas veprimit që kreu SPAK, përfaqësuesi i ambasadës britanike që shkoi atje, kur dihet që Berisha ka një konflikt të hapur me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të non gratës dhe qëndrimit të ashpër që ai ka mbajtur ndaj ambasadorit britanik. Ka qenë qëndrim permanent i Berishës, betejë të hapur me ata.

E dyta, përfaqësuesit e ambasadës amerikane që erdhën menjëherë të ndjekin procesin. Të gjitha çështjet, ne i kemi parë, që i kanë ndjekur përfaqësues të ambasadës amerikane, janë çështje që përfundojnë me verdiktin e SPAK-ut. Berisha ka një betejë të hapur, me SHBA sepse i kanë dhënë statusin non grata, dhe me Mbretërinë e Bashkuar. Të dyja shtetet kanë qenë prezent në proces.
Prandaj po them që ky është një proces që Berisha është më mirë të shkonte dhe të përballej sepse akuza që ka ngritur SPAK-u çuditërisht po të lexosh tekstin të Antony Blinken, të drejtuesit të DASH, është fiks sikur e ka shkruar ai. Lexo vendimin që ka ai për Berishën dhe pothuajse motamo është marrë nga atje është futur tek ky vendimi. Duket sikur ky vendim sot që është kaluar në gjykatë, shkon dhe përputhet me akuzën që ka bërë DASH dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo nuk është një çështje kaq e thjeshtë, kaq e vogël këtu brenda. Unë e shoh pak më të madhe si lojë, nuk është një lojë lokale, kam hall se është një lojë më e madhe. Kudo që kanë ardhur ata të dy me atë fletoren me kuadrate, proceset s’ke çfarë i bën më
”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

akuza Artan Hoxha Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.