Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Artan Hoxha flet për ish të besuarin e Metës, sot dëshmitar i SPAK

09:53 / April 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 artan hoxha elvis maga 551 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha foli për hetimet për çështjen CEZ-DIA, për të cilat Meta ka sulmuar personazhe konkretë. Bëhet fjalë për Rome Karaj dhe Elvis Mata, ky i fundit një person dikur i afërt i Metës, por sot mendohet se është dëshmitar i SPAK.

“SPAK-u ka intensifikuar veprimet, sepse ka edhe afate. Çështjet kanë ardhur drejt fundit. Nga 9 kallëzime, 6 janë refuzuar, 3 kanë mbetur në lojë. Në dy është Kryemadhi dhe Meta për CEZ DIA. Zoti Meta e nisi sulmin me SPAK, kryesisht me cështjen CEZ-DIA dhe me persona konkretë. Idenfitikoi, Romeo Karaj, një juristi që ka qenë drejtor në momentin e fundit të kompanisë DIA, kompanisë së Kastriot Ismailaj, e cila mblidhte borxhet e CEZ.

Sulmi i Metës ndaj Romeo Kara dhe Elvis Matës, ish njeriu i afërt i tij, një nga drejtuesit e FRESH. Ky ka qenë njeri i afërt i Metës, drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA. Me profesion është ekonomist. Ka qenë drejtues i disa filialeve të bankave të nivelit të dytë. Gjithë komunikimet e DIA, marrëveshjet, i ka patur Elvis Mata. Në momentin kur hetimet u intensifikuan, Elvis Mata u mor në mbrojtje nga RENEA. U vu nën presion, pati akuzë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua jashtë vendin, por ai ka dhënë dy dëshmi, një ne Vienë dhe deklarime të tjera që janë vënë në dispozicion të SPAK. Ai u arratis nga Shqipëria. Di që tani ka komunikuar me SPAK. Është njeri i lirë.

Njeriu i tretë që akuzoi ishte bashkëshortja e Kastriot Ismailaj, që edhe ajo ka dhënë një dëshmi.

Gjatë kësaj jave, SPAK ka vijuar të kryejë hetime, në lidhje me dokumentacionin, por ende nuk është drejtuar para një institucioni konkret për të marrë ndonjë masë sigurie. Për sa kohë që prokurori nuk shënon një emër, ka afat sa të dojë. Deri në këtë moment, emri i zotit Meta nuk është i regjistruar, por mund të zgjatet, si në rastin Berisha”, tha Hoxha.

Artan Hoxha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.