Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha rrëfen si ra në gjurmët e audios së 21 Janarit që tregon komunikimet me zinxhirin drejtues të gardës

23:37 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka treguar se si ka rënë në gjurmët e audios së regjistruar të drejtuesve të gardës më 21 Janar. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se kjo audio është regjistruar me diktofon nga dikush që ka arritur të hyjë në kanalin e komunikimit të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”.

Ai ka shtuar se komunikimi është më i gjatë, por sipas tij, ajo që ka vlerë është dinamika e momentit kur është marr vendimi për të hapur zjarr.

Pjesë nga biseda në studio:

Hoxha: Ishte një urdhër i prokurores së Tiranës e cila ka çështjen e 21 Janarit në hetim. Prandaj nuk e  kuptoj përse duhen kallëzime të tjera, çështja është në prokurori.

Në rastin konkret ka një dosje që nuk është mbyllur dhe kemi dy të vrarë pa autor. Aleks Nika është në krahun tjetër të bulevardit dhe Hekuran Deda ishte në platformën e mediave, janë dy vende më të papërshtstshme për t’u goditur.

Unë kam nxjerr një transkript të komunikimit në radio të zinxhirit komandues, para gjatë dhe pasi ka ndodhur ngjarja.

Fevziu: Sa i gjatë është regjistrimi?

Hoxha: Komunikimi është i gjatë, por ai që ka vlerë është dinamika e momentit kur është marr vendimi për të hapur zjarr.

Në hetimin e parë prokuroria nuk e ka gjetur, sepse serverat kanë qenë të fshirë. Që të kesh Ministrinë e Brendshme, policinë, gardën dhe shërbimin informtaiv dhe të thuash nuk e gjej dot këtë provë.

Fevziu: Ku e keni gjetur ?

Hoxha: Ekzistonte. Është përdorur një kanal komunikimi për një grup të caktuar njerëzish prej 10 vetësh. Këto urdhëra i kanë dëgjuar zinxhiri komandues i gardës dhe kjo njësia me MP5.  Në radio , dikush ka hyrë në kanal dhe po i regjistronte në diktofon.

Fevziu: Mund të jetë spekulim?

Hoxha: Këtë gjë e vendos hetimi. Video që unë kam nxjerr për 21 janarin atëherë nuk ishte provë, por ajo shërbeu si indicia për të shkuar tek Agim Llupo dhe të gjejnë predhën e automatikut të Agim Llupos në trupin e Ziver Veizit.

Fevziu: Sa e gjatë është?

Hoxha: Për atë pjesën që ka vlerë është diku tek 10 minuta, por regjistrimi është më i gjatë, kjo është indicje për një provë të re.

21 Janari Artan Hoxha Audio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.