Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha: Të penduarit e drejtësisë njihen si bushtra, Enrik Hoxhaj është më i besueshëm se Dumani

10:39 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxha 1 750x343 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, flet për të penduarit e drejtësisë, dhe thotë se një vrasës profesionist së pari të jep shumë informacion për ngjarjet ku ka qenë vetë dhe së dyti sesi funksionon bota e krimit, si organizohet një atentat, si lidhen fijet, si bëhen pagesat, si korruptohet policia, prokurori, gjykata, politikani dhe se si grupet kriminale përfshihen në aktivitetet politike.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se të penduarit japin informacione pasi kanë qenë brenda, teksa i etiketoi si brigadat që marrin përsipër punime gipsi apo suvaje.

“Janë vrasës që duke patur shtirje kohore të konsiderueshme, kanë marrë pjesë në shumë ngjarje. Në muajin e parë detyruan prokurorinë të hapte 18 dosje, pa autorë dhe të arkivuara.

Këta janë mes vrasësve dhe bëjnë biseda brenda fushës së tyre. Kur ndodh një ngjarje, ata interesohen, kush e bëri, si e organizoi, e mësojnë dhe kur s’kanë qenë vetë. Problemi është i hetimit. Informacioni duhet selektuar, edhe një vrasje të tregojë është e vlefshme.

Po flasim për rastin Dumani, por për mua Enrik Hoxhaj është më i besueshëm se Dumani. Kam parë ngjarjet e tij dhe kam konfrontuar dëshmitë, dhe më rezulton se ky është më i saktë se tjetri.

Në momentin që janë kapur prokuroria ka regjistruar me audio me idenë se do ndryshojnë deklarimin. Regjistrimi i shërben prokurorit për hetimin, por jo si provë në gjykatë. Mes grupit të hetimit është një prokurore nënë me fëmijë. Nëse dëshmia përputhet me pamjet filmike, targat, nëse tregon ku fshihet arma, dhe ajo gjendet, bëhet dëshmitar i besueshëm”, thotë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.