I ftuar në “Klanifornia”, gazetari i njohur Artan Hoxha u bë pjesë e një sketch-i.
Hoxha shkon në spital pasi ka dhimbje të shumta. Aktori Jul Deda luan rolin e doktorit.
Ndërkohë që Artan Hoxha kërkon të “operohet”, doktori Jul Deda i kërkon informacione në lidhje me trafikimet e drogës.
Pjesë nga biseda:
Jul Deda: Sa të kam prit o Tan Hoxha, sa të kam prit. Ah kush më ra në dorë.
Artan Hoxha: O doktor, të lutem më bëj derman.
Jul Deda: Hë se do ta zgjidhim, do ta zgjidhim.
Artan Hoxha: Oh… Më bëj derman doktor, aman të lutem. Ma bëj një analizë doktor.
