Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Artan Lame paralajmëron të tjera ndryshime: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale…

20:00 / November 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame pranon se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale.

Nga qyteti i Korçës, Artan Lame tha se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës. Por numri një i kadastrës paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë.

“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”. Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët”, shprehet Lame.

Kreu i Kadastrës tha se institucioni që ai drejton synon të certifikohen tokat e marra me ligjin 7501 dhe 20 mijë familje që kanë aplikuar të pajisen me AMTP.

“Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”, tha Lame.

Për sa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19 dhe ndikimit Lame, shprehet se përveç të tjerash kjo situatë i ka penalizuar edhe ata për dhënien e certifikatave të pronësisë.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda pak muajsh ka ndërruar 8 drejtorë? Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj.

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci
Jurgen Pilkati
Andi Binaj

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.