Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Lame thirrje publike: Nëse jeni inxhinierë hajdeni nesër te Kadastra, pasnesër filloni punë

20:00 / June 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë sot për të dytën herë një thirrje publike sa i takon punësimeve të reja në Kadastrën e Shqipërisë.

Lame tha se shumë drejtorë, inspektorë e specialistë do të ikin nga puna, pasi nuk janë për atë vend pune.

Ai tha gjatë një bisede në News24 se kush ka mbaruar për inxhinier dhe ka çdo letër në rregull, nuk është i dënuar apo probleme të tjera, të paraqitet në Kadastër, pasi do të fillojë punë menjëherë.

Artan Lame: Reforma në fushën e pronës ka dy komponentë ligjorë, dhe vetë struktura e këtij institucioni që ka nevojë për t’u përmirësuar. Në thirrjen e djeshme kishte dy elementë, ejani provoni veten, kadastra ka një volum pune kolosale. Unë dola dje për ato pak gjëra problematike, nuk duhet të mburremi dhe duhet të ulim kokën ndaj gjërave që nuk funksionojnë. Ndaj fokusohem tek problemet. Ka specilaistë që vazhdojnë me idenë sesi të gjejnë mënyrën për ta shtyrë për nesër. Ka drejtues që e konsiderojnë vendin e punës se shiko se ça kemi bërë dhe nuk lëvizim nga vendi i punës. Ka punonjës aty që mbushin një copë letër dhe ia japin qytetarit demek i kanë zgjidhur punë, hë se ta dhashë përgjigjen, por jo. Ti e hoqe qafe për momentin, por ai nesër do të të vijë prapë derisa ta zgjidhi hallin që ka. Kështu nuk ka më, kjo do të marrë fund. Kjo vlen për nivel specialistësh dhe inspektorësh e deri tek i fundit, nuk ka të pazëvendësueshëm, që nga Artan Lame deri tek pastruesja. Ka disa që duhet ta kuptojnë që s’janë për këtë punë. Kush duhet të vijë? Po të hapësh facebookun e institucionit ka shumë thirrje për punonjës. Janë ata çunat e lagjes që rrinë kot dhe thonë eh futja kot thonë, eh janë të shitme vendet e punës, etj. Unë dje bëra sfidë publike. Po e them publikisht, çdo djalë a vajzë, burrë a grua, që i ka letrat në rregull dhe është inxhinier, të vijë nesër dhe pasnesër fillon punë. Për inxhinierët nuk ka filtër, për topografët, për juristët dhe ekonomistët është ndryshe, do kalojnë në filtër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.