Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“As bamirësia dhe as ndihmat nuk janë zgjidhje”, Kisha Katolike: Duhet reagim në kohë për familjet në nevojë

09:23 / April 29, 20206 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ipeshkvijte kisha katolike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë kanë kremtuar meshën në Shenjtëroren e saj në Shkodër. Më pas u mblodhën në një takim të jashtëzakonshme në Fshatin e Paqes (Shkodër) për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi dhe ecurinë e kësaj situate.

Kisha Katolike shprehet për solidaritet dhe subsidaritet në situatën aktuale ku gjendet vendi dhe bota, duke e konsideruar se është një kohë për përkujdesje dhe shërbim. Kisha bën të ditur në një deklaratë për shtyp se për rifillimin e veprimtarive fetare do të vendoset për një veprim gradual duke respektuar hapat e nevojshëm.

Përsa i përket anës socio-ekonomike të familjeve Kisha thotëse ndima ndaj familjeve të varfëra nuk bëhet përmes portaleve e as me bamirësi, por kërkon një program të qartë të reagimit në kohë për zgjidhjen e problemit për familjet në nevojë. “ E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.”, thuhet në deklaratë.

Një tjetër çështje e trajtuar nga Ipeshkvijtë është edhe rëndësia e jetës dhe shëndetit dhe jo vetëm në kushtet e pandemisë por gjithmonë.

“Jemi të shqetësuar gjithashtu për shëndetin psiko-shpirtëror të njerëzve, të situatës së këtij shëndeti nëpër familje dhe tek individë të të gjitha moshave dhe që është rënduar akoma më shumë për shkak të situatës së krijuar nga izolimi dhe varfëria ekonomike në këtë kohë. Duhet menduar urgjentisht nga ana e të gjithëve për ofrimin e asistencës për këto raste të cilat ka gjasa të shtohen gjithnjë e më shumë, duke prishur kështu ekuilibrat brenda familjeve dhe në shoqëri”, vijon deklarata.

DEKLARATA E PLOTE

Të hënën 27 prill, Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë kanë kremtuar meshën në Shenjtëroren e saj në Shkodër. Më pas u mblodhën në një takim të jashtëzakonshme në Fshatin e Paqes (Shkodër) për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi dhe ecurinë e kësaj situate.
Gjatë mbledhjes u fol rreth disa argumenteve që kanë të bëjnë me çështjet baritore dhe jetën e Kishës katolike, si edhe për disa tema që kanë të bëjnë me gjithë shoqërinë shqiptare, në këtë kohë pandemie. U pa e arsyeshme të bëhen publike disa mendime të kësaj Konference në lidhje me disa nga këto tema, sikurse janë rëndësia e jetës dhe e shëndetit, situata ekonomiko-sociale e familjeve shqiptare dhe ushtrimi i kultit, në këtë kohë pandemie.
Së pari rëndësia e jetës dhe e shëndetit.
Kisha katolike, qysh në fillim të periudhës së izolimit, për shkak të pandemisë, e pa të arsyeshme që e mira e jetës dhe e shëndetit të tutelohet e prandaj u bashkëpunua pa ngurrim me organet përkatëse duke i pezulluar veprimtaritë tona liturgjike dhe baritore.
Në këtë situatë kemi sakrifikuar shumë gjëra për ta mbrojtur jetën njerëzore: shumë vende pune, turizmin, si edhe kremtime fetare. Por duam gjithashtu të theksojmë se jeta e shëndeti duhet të ruhen në të gjitha stadet e jetës së njeriut, nga ngjizja deri në vdekje e fatkeqësisht ka edhe “pandemi” që vrasin çdo ditë shumë jetë njerëzish me anë të abortit.
Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen. Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë. Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë.
Jemi të shqetësuar gjithashtu për shëndetin psiko-shpirtëror të njerëzve, të situatës së këtij shëndeti nëpër familje dhe tek individë të të gjitha moshave dhe që është rënduar akoma më shumë për shkak të situatës së krijuar nga izolimi dhe varfëria ekonomike në këtë kohë. Duhet menduar urgjentisht nga ana e të gjithëve për ofrimin e asistencës për këto raste të cilat ka gjasa të shtohen gjithnjë e më shumë, duke prishur kështu ekuilibrat brenda familjeve dhe në shoqëri.
Së dyti situata ekonomiko-sociale e shumë familjeve.
Kemi konstatuar gjatë këtyre ditëve, qoftë personalisht e qoftë nëpërmjet operatorëve tanë në terren, se situata ekonomike e shumë familjeve është shumë e rënduar. Sa kemi pasur mundësi, në zonat që mbulojmë, kemi qenë pranë këtyre familjeve, sidomos atyre me situata më ekstreme, por e shohim se asistenca nëpërmjet ndihmave nuk është zgjidhje. Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.
Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.
Së treti rifillimi i veprimtarive fetare.
Për sa i përket rifillimit të veprimtarive fetare në Kishën Katolike u morën në shqyrtim mundësitë e krijuara nga hapat e ndërmarra nga organet kompetente dhe u vendos për një veprim gradual duke respektuar të gjithë hapat e nevojshëm. Do të punohet, në dialog me famullitarët dhe operatorët e tjerë kishtarë, si dhe në respektim të rregullave të vendosura për distancimin fizik, se cilat aktivitete mund të fillojnë e cilat jo.
Ne shprehim nga ana jonë gatishmërinë të bashkëpunojmë brenda mundësive tona që kjo kohë të kthehet në një kohë përkujdesjeje dhe shërbimi, një kohë e artë solidariteti dhe subsidariteti, sidomos me shtresat më në nevojë. Një logjikë solidariteti duhet të jetë revolucioni i vërtetë që ndodh në këtë situatë, në mënyrë që shoqëria jonë të konfigurohet si e tillë e të ketë në themel të vetin këto vlera kaq të rëndësishme.
Ne vazhdojmë të lartësojmë lutjet tona drejtuar Hyjit dhe Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë, që të mund të përballojmë me durim, këmbëngulje dhe dashuri këtë situate të vështirë të krijuar nga Covid-19.
Zyra e shtypit e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.