Në deklaratën e tij të fundit, presidenti amerikan, Joe Biden ka qënë i ashpër me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Në fjalimin e mbajtur sot në Varshavë para pak minutash, Biden paralajmëroi Putinin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s.”
Më tej gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan theksoi ndër të tjera se “swifti dhe kostot e ndëshkimeve” janë e vetmja gjë që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë drejtimin.
Ndërkaq, Biden tha se të gjitha demokracitë e botës e kanë përgjegjësi që ta ndihmojnë Ukrainën, kurse për Rusinë, “lufta ka qenë një dështim strategjik.” Sipas presidentit amerikan, lideri rus e ka llogaritur keq përgjigjen e ukrainasve dhe për këtë arsye Putin ka treguar “se nuk është student i mirë i historisë”.
Po ashtu, lideri amerikan deklaroi se nuk beson që qytetarët e zakonshëm rusë e mbështesin luftën.
