Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

As ora policore nuk e ndal prostitucionin, gra dhe vajza në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen, shteti na njeh, e di kush jemi

20:59 / March 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitucioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Ura e Dajlanit në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi.

Kjo është një video e siguruar nga Top Channel, teksa shihen tre vajza  pranë urës së dajlanit në Durrës.

Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?

Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?

Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?

Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?

Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.

Gazetari: Sa vite ke që del këtu?

Prostituta: Unë kam 15 vite.

Gazetari: 15 vite këtu?!!

Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…

Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?

Prostituta: Unë, dy klientë…

Gazetari: Edhe sa u merr?

Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…

Gazetari: Të lënë bashkshishe?

Prostituta: Po, me lejnë…

Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?

Prostituta: Ska shanse…

Gazetari: Po pse?!!

Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…

Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!

Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam.

Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Gazetari: Sa marrin këto këtu?

Prostituta: 40 mijë lek marrin.

Gazetari: E kanë problem këtë orën policore apo se kanë problem? Apo dalin edhe pas orës 8?

Prostituta: Jo se kanë problem.

Gazetari: Si lëviz policia?

Prostituta: Jo!

Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.

Gazetari: Ishte njëra?! E morën?

Prostituta: Jo iku në shtëpi.

Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?

Gazetari: Edhe?

Prostituta: Na kanë nxjerrë..

Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë?

Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pislliqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i   kanë pyetur.

Shumica e këtyre vajzave dalin kryesisht nga ora 6 e pasdites deri në 20 të mbrëmjes. Një numër i vogël janë që e ushtrojnë prostitucionin përtej kësaj ore, edhe kur pranë tyre kalojnë patrullat e policisë. Janë gra dhe vajza të cilat për shkaqe nga më të ndryshmet, guxojnë të sfidojnë edhe autorietet shtetërorë.

Durres prostitucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.