Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u bëri thirrje të gjithëve që t’i japin përparësi përmirësimit të klimës së biznesit në Shqipëri, gjatë mbledhjes së Dhomës Amerikane të Tregtisë me Asamblenë e Përgjithshme.
Ajo theksoi se vendi ynë ka mundësi që të përmirësohet, duke punuar që Shqipëria të ketë gjykata të pastra nga krimi.
Sipas ambasadores, tre janë prioritetet në vend, demokracia, mbrojtja dhe biznesi.
’30 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike që ndodhi nga vullneti. Gjatë këtyre 30 viteve është e pabesueshme sa të afërt janë vendet. Kemi 3 prioritete Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. SHBA janë ekonomia më e madje në botë dhe shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, më shumë punësim, më shumë investimet.
Përveç projekteve të mëdha si Skavica dhe TEC i Vlorë ju mund të shihni marrëdhëniet e tjera tregtare. I bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi klimës së biznesit, duhet të vazhdoj Reforma në Drejtësi, të zgjidhet problemi i pronave të rritet konkurrenca e drejtë. Duhet të shpalosen burimet e mëdha që ka Shqipëria.’- tha Kim.