Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se vendi tashmë ka hyrë në fazë të re, ndonëse nuk mohoi se ka ende shumë punë për të bërë.
Kreu i qeverisë ka renditur me krenari shifrat për rritjen e madhe të turistëve në vendin tonë. Ndër të tjera, përmendi edhe punën e institucioneve të drejtësisë, për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka qenë i pazakonshëm. Sipas tij, vrasjet kanë rënë në minimumin historik.
“Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri.
Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend. Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja.
Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.
Shqipëria nuk ishte një distancon turistik evropian. Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë plehrave dhe prapambetjes. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë. Industria jonë ishte inekzistente. Këtë vit qenë pranverë nuk ka pasur javë të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Këtë verë në ekranet e televizioneve publike e bombarduan publikun me tone bombastike për shpërthimin turistik të Shqipërisë.
Këtë vit janë sjellë një lumë të pataksuar parash direkt në arkën e familjeve përmes sistemit ARBNB. Aeroporti i Tiranës gati njësoj apo më shumë sesa aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë. Kur në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga tërë Europa në Rinas zbrisnin një grup ‘masrianës’. Kemi 6 fishuar numrin pasagjereve në aeroportin e Tiranës.”