Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shënvasil, Lukovë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë gjetur të kultivuara në një sipërfaqe toke 244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.