Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ashpërsohen kufizimet në Itali/ “Green Pass” e detyrueshme në mjetet e transportit dhe shkolla

13:20 / September 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 612f5f552b4b0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vjeshta vjen me privime për italianët. Nga 1 shtatori e ashtuquajtura Green Pass, apo certifikata shëndetësore, bëhet e detyrueshmë për të udhëtuar me mjetet e transportit në distanca të gjata; si trena, anije, avionë dhe autobusë.

Certifikata që dëshmon vaksinim apo test negativ për koronavirus do të jetë gjithashtu e domosdoshme për të ndjekur leksionet në universitet apo për të dhënë mësim në të gjitha shkollat.

Masa, që synon frenimin e përhapjes së pandemisë së covid-19, do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të 2021-shit, kur përfundon edhe gjendja e emergjencës. Deri më tani Green Pass, kërkohej për të hyrë në lokalet e mbyllura, pishina, palestra apo stadium. Për shkak të paralajmërimit për protesta kundër certifikatës dhe vaksinimit, autoritetet vendosën të shtojnë kontrollet nga ana e forcave të rendit, në stacione, porte dhe aeroporte.

Luciana Lamorgese, ministre e Brendshme: “Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje me rastin e protestave të lajmëruara në stacionet hekurudhore. Dënojmë ashpër sulmet dhe tonet e papranueshme në rrjet kundër eksponentëve të qeverisë, mjekëve dhe gazetarëve”.

Rrjetet sociale janë të mbushura me kritika dhe sharje ndaj qeverisë, ndërsa lista e atyre që vihen në shënjestër të kërcënimeve sa vjen e zgjerohet. Duhet plumbi, apo një tjetër i pafytyrë për t’u ndëshkuar, ishin mesazhet drejtuar ministrit të jashtëm, Luigi Di Maio. Disa persona janë identifikuar dhe denoncuar për kërcënimet në rrjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.