Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Astrazeneca tërheq vaksinën kundër Covid që mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku

09:27 / May 8, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sag sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj Vaxzevria kundër Covid-19 muaj pasi pranoi në dokumentet e gjykatës se ilaçi mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku.

Sipas njoftimit të kompanisë, vaksina nuk do të mund të përdoret më në Bashkimin Evropian. Kërkesa për tërheqje është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi nga dje, e martë.

Sipas AstraZeneca, vaksina po tërhiqet për arsye komerciale pasi “është tejkaluar nga vaksinat e rinovuara që adresojnë variantet e reja të Covid-19”. Kjo, sipas njoftimit, ka sjellë rënie të kërkesës për vaksinën e AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më dhe as nuk tregtohet.

“Sipas raporteve të pavarura, vetëm në vitin e parë të përdorimit të kësaj vaksine u shpëtuan 6.5 milionë jetë dhe u shpërndanë gjithsej 3 miliardë doza në mbarë botën. Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe janë parë si kritike për t’i dhënë fund pandemisë globale. Tani do të punojmë me ligjvënësit dhe partnerët tanë për të patur një mbyllje të pastër të këtij kapitulli dhe kontributin e tij të rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, tha kompania në një deklaratë.

AstraZeneca covid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.