Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Astrit Patozi: Berisha duhej të kishte ikur me kohë

18:24 / September 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha5543 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha duhej të shkëputej nga Partia Demokratike që në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet parlamentare, u shpreh ish-deputeti Astrit Patozi.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk”, se çfarë do t’i thoshte sot Berishën, ish-deputeti demokrat u përgjigj:

“Unë Sali Berishës do t’i kisha sugjeruar… dhe e kam thënë në fakt… që duhej të largohej që me kohë nga PD-ja. Madje, koha më e mirë ishte 2013-ta, por prapë nuk është vonë. Më dinjitoze do të ishte për të dhe më e dobishme për Partinë Demokratike”.

Patozi e konsideron ish-kryeministrin Berisha si një barrë për të djathtën: “Nuk ka pse të mbajë një ngarkesë tjetër, ndërkohë që boll ka Lulzim Bashën kryetar dhe shumë e shumë halle të tjera”.

Më tej, shton se Berisha dhe kryetari aktual i PD-së duhet “t’i japin fund marrëdhënies me njëri-tjetrin”.

“Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë të detyruar të prononcohen. T’i japin fund një nga marrëdhënieve nga më hipokritet. Sepse të dy i janë shitur publikut, njëri sikur nuk ka asnjë gisht në vendimmarrjet e mëdha Brenda partisë, dhe tjetri sikur nuk e le ai që të qeverisë, sepse po të qeveriste do të bënte më mirë. Në fakt, po të ishte i vetëm do të bënte edhe më keq, sipas meje.
Të dy do ta vijnë njësoj, siç e kanë përdorur këtë marrëdhënie të pasinqertë. Do ta vuajnë sepse janë të detyruar të prononcohen. Kanë ardhur në pikën që: hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.