Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Astrit Patozi nxjerr prapaskenat, zbulon se çfarë do të ndodhë në politikën shqiptare: Këto ditë përgatituni për të dëgjuar…

17:33 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e quan teatër të shpifur debatin e Reformës Zgjedhore.

Ai shprehet se më shumë ia vlen të debatosh për godinën e vjetër të Teatrit aty ku e dimë që palët ndërluftuese nuk janë në një mendje, pavarësisht motiveve dhe maskave që përdorin për të fshehur qëllimet e vërteta politike dhe financiare.

Patozi shkruan se këto ditë duhet të përgatitemi për të dëgjuar betime më të rënda se zakonisht për kokën e Budestagut, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhime solemne kuqezi në emër të kushtetutës dhe të popullit shqiptar.

“E KANË MË LEHTË TË SHPIKIN VAKSINËN PËR COVID 19

Ia vlen më shumë debati për godinën e teatrit, sado i vjetër dhe i lodhur të jetë bërë, se sa ky teatri i shpifur për debatin e reformës zgjedhore.
Te paktën, për të parin e dimë që palët ndërluftuese nuk janë në një mendje, pavarësisht motiveve dhe maskave që përdorin për të fshehur qëllimet e vërteta politike dhe financiare.
Ndërsa për reformën elektorale nuk ka asnjë kuptim të bëjnë sikur zihen, ndërkohë që ka një dakordësi të plotë dhe të qartë për të mos ndryshuar asgjë thelbësore për mënyrën se si zgjedhin dhe zgjidhen prej shumë vitesh shqiptarët.
Nuk ka asnjë rëndësi, nëse dështon fare apo arrihet ndonjë kompromis i minutës së fundit për ngjyrën e kutive te votimit, sepse rezultati i të ashtuquajturës reformë zgjedhore do të jetë i njejtë. Statukuoja do të ruhet dhe sistemi i kalbur elektoral do të vijojë të prodhojë pushtet dhe përfaqësim të deformuar politik.
Keto ditë thjesht përgatituni për të dëgjuar betime më të rënda se zakonisht për kokën e Budestagut, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhime solemne kuqezi në emër të kushtetutës dhe të popullit shqiptar.
Është e vetmja garë e lirë dhe pa kosto, që nuk prodhon asnjëherë fitues dhe humbës prej dekadash në Shqipëri, ndaj edhe askush nuk e merr seriozisht, si ata që aktrojnë, ashtu edhe të tjerët që e ndjekin.
Ndaj edhe zero pritshmëri apo vëmendje për pingpongun e shëmtuar PS-PD në Komitetin Politik dhe më gjerë.
Ata e kanë më të lehtë të shpikin vaksinën për COVID 19-tën, se sa të ndryshojnë kënetën, që i ushqen prej vitesh me një pushtet të pamerituar dhe të korruptuar, i cili buron nga pamundësia e qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur të lirë ata që duan”, shkruan Astrit Patozi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.