Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Astrit Patozi zbardh pazaret e fshehta, zbulon lëvizjen e fortë të Lulzim Bashës në shtator: Do i mblidhen shumë halle…

20:39 / July 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i Bindjes Demokratike përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me herësin.

“HERËSI VDIQ, POR MBRETI MUND TË NGJALLET

Tani që vendimi i Gjykatës Kushtetuese u zbardh, nuk ka më asnjë dyshim se herësi i Damianit është përmbysur dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Tani mund të qetësohen edhe ata, që pritën me gjak të ngrirë, se mos u përmbysej bota, në rast se korrigjimet në Kodin Zgjedhor do të aplikoheshin që me këto zgjedhje. Natyrisht, edhe kryetarët që i hartuan të mbyllura listat e deputetëve.

Tek e fundit në këtë vend do të votohet prapë, ndoshta shumë shpejt, dhe ky nuk është një shërbim i vogël. Sigurisht, në rast se ustallarët e deformimeve të mëdha në Shqipëri nuk do të ulen sërish, për ta kthyer gjithçka nga e para.

Dhe shenjat i kanë dhënë. Sidomos ata të palës humbëse, të cilët që tani kanë shprehur gatishmërinë për një reformë të re zgjedhore, duke filluar nga shtatori, që do të thotë marrëveshje me autorët e masakrës elektorale të 25 prillit. Personalisht, nuk do të çuditesha aspak, edhe pse e di që Lulzim Bashës i mblidhen shumë halle bashkë në shtator dhe i duhet të zgjedhë më pak të rëndat midis tyre.

Por prapëseprapë nuk ka për të qenë njësoj, edhe pse një tjetër pazar i pistë i tyre për të ruajtur statuskuonë politike, po shkëlqen në horizont. Sepse në çdo rast do të marrin një kosto të lartë, pikërisht atë që meritojnë, ndaj edhe ky është një vendim, që duhet mbajtur mend dhe duhet përshëndetur.

Mbi të gjitha, edhe sepse nuk është vetëm kjo ngjarje që po konsumohet në ambjentin tonë politik dhe institucional gjatë kësaj vere tmerrësisht të nxehtë, ndaj ia vlen të shpresojmë”, shkruan Patozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.