Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës.
I moshuari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje.
Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës.
21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses kishte lajmëruar policinë.
Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i moshuari është pa shenja jete.
Sipas mjekut, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
