Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Atdhemohuese, e përdalë dhe patriotët e rrjetit

10:22 / August 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
collage 2 6 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Çapajev Gjokutaj

Komentues anonimë të disa rrjeteve sociale kanë shpërthyer në akuza, madje edhe fyerje për Rita Orën. Disa u bëjnë thirrje autoriteve në Prishtinë t’i heqin titullin honorifik si ambasadore e Kosovës, të tjerë pasi përflasin ‘etjen’ e saj për para, shtyhen në teori konspirative se paska bërë pazar me shovinistët serbë, ka të tjerë akoma që, s’u peshon shumë, i bien shkurt dhe e quajnë të përdalë.

Gjithë kjo histeri ‘patriotike’ shpërtheu ngaqë para dy ditësh, në një festival në Hungari, këngëtarja e famshme u pa tek këndonte me një flamur serb në dorë.

Siç e shpjegoi vet shqiptarja me famë botërore, kjo sekuencë s’ishte veçse një keqkuptim: një fans nga rreshtat e para i kishte hedhur një flamur serb që, nën dritat e skenës dhe në vrullin e interpretimit, këngëtarja e kishte pandehur flamur hungarez.

Gjithsesi flamuri serb, si gjithë flamujt e kombeve, meriton trajtim dinjitoz se simbolizon vlerat dhe aspiratat e një populli të tërë dhe s’mund të barazohet me genocidin dhe gjakderdhjet e millosheviçëve.

Po, kur është fjala për propagandë e poza atdhedashurie, patriotët e rjeteve sociale nuk të falin asnjë grimë, zerojnë brenda sekondës gjithë kontributin e Rita Orës për popullarizimin në rrafsh botëror të Kosovës dhe të vlerave shqiptare dhe sulen ta shpallin bukshkalë e atdhemohuese.

Dhe të gjithë këtë, shumica e bëjnë me një shqipe të varfër e të përçudnuar, mbushur me lajthitje, fjalor e sintaksë analfabetësh. Kaq e sakatuar është gjuha në të cilën i shkruajnë komentet, saqë të vjen t’u kthehesh: po qe se do i donit kaq shumë vlerat shqiptare, do kishit shpenzuar pak kohë dhe mund për ta mësuar këtë të uruar shqipe.

Ta përdorësh gjuhën amtare si këta është si ta nxjerrësh nënën në publik veshur si zhelane!

Rita Ora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.