Një atentat mafioz është regjistruar në San Cipriano D’Aversa, Itali. Djali i Sebastiano Caterino l’Evraiuolo, një bos i mafias italiane i vrarë më 31 tetor 2003, shënjestër e atentatit.
Tammaro Caterino, 44 vjeç ndodhej së bashku me një shtetas shqiptar në makinë kur ata janë shënjestruar dhe goditur nga plumbat e dy personave, të cilët kanë mundur të arratisen para se të mbërrinte policia.
Konlfikti duket se ka ardhur pas debateve për marrjen me qira të një makinës ku ndodheshin Caterino dhe shtetasi shqiptar.
