Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati/ Grupi “Gaxhai”, si rivalizonte Sulejmani me Zani Çaushin dhe grupin e “Xhelitajve”

14:59 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armando sulejmani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shenjestra e atentatit te djeshem ne Vlore, Armando Sulejmani, i njohur ndryshe me pseudonimin “Çipuri”, njihet si anëtar i grupit “Gaxhai”, i drejtuar nga Gazmir Brakaj.

 Armando Sulejmani
Armando Sulejmani

42-vjeçari është akuzuar për shumë vrasje bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë trazirave të vitit 1997, grupi i “Gaxhait” ushtronte aktivitet kriminal në qytetin bregdetar të Vlorës bashkë me dy grupe të tjera, grupin e “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale” dhe grupin e Zani Çaushit në lagjen “Çole”.

Gjatë muajit mars ‘97, këto grupe nuk kishin ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, por më pas, gjatë veprimtarisë së mëtejshme, filluan të viheshin re aktivitetet e para për t’u konsoliduar më pas si banda të armatosura dhe me plane të qarta veprimi.

gaxhai

Momenti i krijimit të këtyre grupeve të armatosura ishte fundi i muajit mars 1997. Gazmir Brakaj, i njohur si “Gaxhai”, kishte në grupin e tij Armando Sulejmanin, Sokol Sinomatin, Edmond Leskajn, Gazmend Nebiun si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar. 42- vjeçari i akuzuar për disa vrasje u arrestua në Itali dhe më pas më 29 janar 2008, u krye ekstradimi i tij për në Shqipëri.

Ekstradimi u krye në ekzekutim të dënimit të tij për vrasje dhe plagosje të ndodhur në vitin 2003, ku ndaj tij pati një dënim me 20 vite burg. Por, ndërkohë Sulejmani ndodhej për gjykim edhe në Gjykatën për Krimet e Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal.

Vendimet për të do të ndryshoheshin disa herë dhe të shpëtonte vetëm me disa vite burg, duke rifituar kështu lirinë në vitin 2016, ku vetëm pak kohë pas daljes nga burgu u synua eliminimi i tij fizik.

/PANORAMA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

19:55 / July 1, 2026

Breshëri shkatërron të mbjellat në Maliq, fermerët humbin pjesën më të madhe të prodhimit

16:11 / July 1, 2026

Rama “i mëson” robotit simbolin e shqiponjës, videoja nga Gjermania bëhet virale

15:47 / July 1, 2026

Koçiu inspekton Qendrën e re për fëmijët me aftësi të veçanta në Peqin:Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

14:44 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.