Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Atentati i dështuar në Shijak, autorët e sulmit përdorën makinë të vjedhur (Detaje të reja)

10:26 / April 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shijak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj Orlando Pepkola në Shijak, që për fat të mirë rezultoi i dështuar.

Automjeti që u përdor nga autorët për atentatin, një mjet tip Golf, rezulton i vjedhur në Tiranë, po ashtu edhe targat, raporton BW. Autorët, që mendohet se kanë qenë dy persona, kanë vëzhguar dhe ndjekur të riun, dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të kamionçinës me të cilën Pepkola shpërndante bombola oksigjeni. Njëri prej tyre nga një thes ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar, por fatmirësisht i riu ka arritur të manovrojë duke i dhënë gaz makinës. Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar nga rruga Shijak-Xhafzotaj, duke dalë në autostradën Tiranë-Durrës, duke hyrë në kryeqytet.

“Kam qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë. U shkëmbeva në rrugë me automjetin tip ‘Golf’ më ka ndjekur rreth 10 metra dhe pastaj kanë qëlluar. Pasagjeri i mjetit tip ‘Golf’ e ka nxjerrë kallashnikovin nga një thes dhe ka qëlluar. Kam ecur që ti devijoja plumbat. Nuk i njoh atentatorët, nuk e di pse kanë qëlluar”, mësohet të ketë thënë Paplekaj para grupit hetimor. Ndërkohë, policia ka disa pista hetimi, një prej të cilave është edhe njëri prej vëllezërve të ‘shënjestrës’, që rezulton të jetë dhëndër në familjen Haxhiu, dy vëllezërit që u vranë më 27 prill të vitit të kaluar. Policia është e bindur se ngjarja nuk është e stisur pavarësisht se kamionçina nuk ka qitje plumbash. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Vetë ndërtimi i dinamikës së atentatit tregon që autorët e kanë mbajtur në vëzhgim shënjestrën, kanë qëlluar në drejtim të tij dhe më pas janë larguar në drejtim të Tiranës.

Po ashtu ka dyshime se vrasjet e dy vëllezërve Haxhia, më 27 prill dhe e Dorian Shkozës, më 2 mars, janë porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili kërkon pjesën e tij të parave nga grabitja e Rinasit. Në vazhdën e dyshimeve, thuhet se ata kanë kërkuar vrasjen e personave të cilët kanë pasur dijeni për vendin e fshehjes së parave dhe nuk kanë pranuar ta tregojnë atë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.