Një tjetër i dënuar me burg është liruar nga Gjykata. Bëhet fjalë për Ergys Kolaveri ka ka marrë masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Kolaveri prej katër vitesh kishte masën e arrestit me burg, dhe ndryshimi i masës së sigurisë vjen pas përfundimit të të gjithë afateve. Më herët apeli rrëzoi dënimin me 25 vite burg për Kolaverin, i cili akuzohet për atentatin me snajper ndaj Gazmir Dacit, në burgun e Vaqarrit e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.
Pak dite me pare la qeline ish kreu i bandes se Durresit, Endrit Dokle.
