Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku u hodh në erë me tritol 27-vjeçari nga Berati, Aleksandër Sadikaj.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.
Ndërkohë, specialistët e IT të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po këqyrin kamerat në Tiranë, për të zbuluar itinerarin e lëvizjes së viktimës.