Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Kurbin, i plagosuri: S’kam konflikte! Dyshohet për vrasës me pagesë të ardhur nga Kruja

09:44 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1707635514 lezheselmanmihana transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atentati ndaj 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit ku mbeti vetë i plagosur dhe u vra ekonomisti i firmës Selman Mihana, vijon të mbetet pa autor. Në deklarimet e tij para hetuesve, teksa ka treguar dinamikën e ngjarjes biznesmeni Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte, duke mos e orientuar grupin hetimor drejt një piste hetimi.

Përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria, e cila lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2002 ku mbetu e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie dhe të dyshuar për krimin kanë qenë 51-vjeçari Gjeloshi së bashku me vëllanë e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka dyshime të forta se autoret mund të kenë qenë vrasës me pagesë, që mund të kenë ardhur nga zona e Krujës e më pas janë larguar përmes rrugëve dytësore me një automjet Rang Rovers me ngjyre të zezë i cili rezulton të jetë i vjedhur.

Lëvizjet e tyre janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por nuk është arritur identifikimi pasi në kokë mbanin maska. Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij në fshatin Gurëz të Kurbinit, ndërsa referuar dinamikës së ngjarjes mendohet se autoret i kanë ruajtur lëvizjet e tij.

Ardjan Gjeloshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.