Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Vlorë, djali i biznesmenit i shpëton për herë të dytë vrasjes

17:22 / May 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohet se kush ishte shënjestra e atentatit që trondit mesditën e sotme qytetin bregdetar të Vlorës.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ines Hajrulla, i njohur në Vlorë si ‘Ini i Çones’. Të riut, djali i biznesmenit të njohur në Vlorë, Robert Hajrulla, i është bërë edhe më parë atentat, më 27. 11. 2017.

27 vjeçarit, atëvit iu vu 300 gram tritol në makinën tip Jeep me targa AA 298 CL, ndërsa mjeti ishte në lëvizje në lagjen ”Hajro Çakërri”, te Bishti i Kalldrëmit në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit i riu humbi të dyja këmbët ndërsa i mbuluar nga gjaku kërkonte ndihmën e kalimtarëve.

27-vjeçari njihet si person me precedentë të theksuar kriminalë: autor në grabitje, trafik droge, e vrasje.

SI I SHPËTOI ATENTATIT SOT, 10 maj 2019- Lungomare- Vlorë

Persona të paidentifikuar nga nje automjet i cili udhëtonte përgjatë Lungomares kanë qëlluar me armë drejt një makine tjetër gjithashtu në lëvizje.

Edhe personat e gjendur në makinën tjetër janë kundërpërgjigjur me zjarr teksa të dy automjetet vazhdonin të ecnin paralelisht.

Personi i cili dyshohet si shënjestra e këtij atentati  është pikërisht Ines Hajrulla apo Ini i Çones, i cili ka dalë në një moment nga makina është larguar me vrap për tu fshehur disa metra më poshtë, ndërsa mjeti e ka ndjekur duke shtënë sërish, e duke lënë të plagosur gabimisht një kalimtar i identifikuar si Dajko Cenodemaj, 58 vjeç. Si pasojë e plumbave u dëmtuan edhe 3 makina të bashkisë.

Në vendngjarje policia sqaron se ka gjetur gëzhoja kallashnikovi dhe është ende në ndjekje të autorëve. Këta të fundit, pas ngjarjes për të humbur gjurmët e kanë djegur automjetin në fshatin Babicë.

Autorët dështuan sërish në tentativën për të eleminuar fizikisht Ines Hajrullën.

IMPILIKI I INES HAJRULLËS në 2 VRASJE TË TJERA

Në muajin korrik të vitit 2017, Ines Hajrullës iu vra në Lungomare kushëriri i tij. Është fjala për Renato Omerin, i cili u qëllua me pistoletë para një lokali teksa po lëvizte me biçikletë. 37-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Autori i krimit u largua drejt Ujit të Ftohtë, i ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Ngjarja nuk është zbardhur ende.

4 vjet më parë në Durrës në një tjetër atentat mafioz mbetën të vrarë dy persona; Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj. Ky i fundit ishte nga Vlora dhe sërish kushëriri i Ines Hajrullës. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se makina u qëllua në lëvizje me breshëri armësh. Shkaqet e atentatit mbetën të panjohura. Duket se edhe atentati i Vlorës me tritol ndaj Ines Hajrullës dhe përplasja e sotme ka lidhje me dy ngjarjet e mëparshme kriminale, ku mbetën të vrarë kushërinjtë e tij, Renato Omeri dhe Endri Caushaj.

Ndonëse hetimet nuk kanë përfunduar

Atentati në Vlorë atentatit djali i biznesmenit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil 

20:38 / July 13, 2026

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat

12:45 / July 13, 2026

Vrau gruan me armë gjahu për motive xhelozie/ Gjykata e Shkodrës lë në burg pa afat 64-vjeçarin

10:50 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.