Nga Eduart Hekuran Thartori

Athina, në atë kohë ishte nën sundimin e familjes fiorentine Acciauli dhe kur duka i saj Nerio Acciauli vdiq në vitin 1453 duke lënë pas djalin e tij të vogël. Gruan do ta porosiste të kujdesej për vogëlushin e tyre. Dukesha ishte një grua e re dhe e bukur në kulmin e rinisë së saj. Ajo do ta menaxhonte shumë mirë dukatin që i kishte lënë i shoqi i saj. Si politikën, po ashtu edhe ekonominë e vendit. Sidomos në vitet e para të sundimit të saj. Më vonë ajo do të kishte një përvojë të keqe, duke rënë në dashuri me një djalosh të ri venedikas. Ai do t`i jepte goditjen shkatërruese dukatit të saj. Historia e saj fillon atëherë kur Venediku dërgoi si ambasador në këtë dukat Pietro Almiero. Ai ishte një djalosh i ri, që kishte ardhur të diskutonte me dukeshën për çështje tregëtare. Por që shumë shpejt diskutimet e tyre do të ktheheshin në histori dashurie mes njëri-tjetrit.

Ky djalosh në vendin e tij ishte i martuar, gjë kjo që e pengonte dukeshën që të kërkonte martesën me të. Por sapo ajo i bëri propozimin për martesës, dhe gradwn e dukws sw vendit, ai u kthye menjëherë në vendin e tij dhe e helmoi gruan e mëparshme. U rikthye në Athinë, me krimin e tij si dhuratë pwr dukeshën. Kjo ishte dëshmi e dashurisë së tij të zjarrtë për të. Ceremonia e martesës së tyre u zhvillua pa humbur kohë. Mirëpo, kjo martesë e shpejtë dhe e turpshme, shkaktoi zemërim në popull. Ata i`u drejtuan Sulltan Fatihut për tw ndihmuar Franko Acciaulin, djalin e vëllait të dukës sw ndjerw Nerio. Që ta vendoste atë në pushtet. Franko e kishte kundërshtuar këtë veprim të turpshëm të dukeshës. Që nga ana tjetër kishte harruar se detyra e saj ishte vetëm kujdestaria e djalit të Nerios.

Pas kësaj marrëzie të dukeshës, Frankosi shfrytëzoi zemërimin e popullit ndaj saj për të arritur në qëllimet e tij. Nga ana tjetër njerëzit e mençur të Athinës dhe intelektualët e saj, nuk kishin besim as te bizantinët dhe as te latinët perëndimorë. Ata mendonin se Almiero i deleguari i Venedikut kishte qëllime të tjera ndaj shtetit të tyre dhe nuk mund ta duronin dot sundimin shfrytëzues të venedikasve. Këto ishin shkaqet, që do ta bënin popullin e Athinës të kërkonte ndihmën e Sulltanit në zgjidhjen e problemeve të tyre. Duke ia treguar atij të gjitha krimet që Almiero kishte bërë në të kaluarën dhe në të tashmen e tij.

Ankesa e athinasve u prit me një interesim të veçantë nga Sulltani, i cili e shikonte shumë të rrezikshme depërtimin e Venedikut në Athinë. Kështu ai e rrëzoi Almieron nga froni dhe në vend të tij vendosi Frankon. Populli i Athinës e pritën Frankosin me shumë gëzim dhe hare. Por Frankosi nuk ishte i qetë nga ç`ka kishte fituar, ndërsa dukesha ishte akoma gjallë. Ajo nuk do të reshtte me kurthe dhe intriga kundër tij. Për këtë arsye Franko nuk ngurroi ta arrestonte atë dhe më pas ta vriste. Vrasja e dukeshës shkaktoi edhe një herë zemërimin e popullit të Athinës, të cilët kësaj rradhe ngritën krye kundër Frankosit. Venedikasi Almiero e shfrytëzoi këtë rast, duke kërkuar nga Sulltani dënimin e vrasësit dhe rikthimin e tij në pushtet me statusin e kujdestarit të birit të dukës Nerio. Për të cilin frikësohej nga hakmarrja e Frankosit, vrasësit të nënës së tij.

Duke parë këto ngatërresa të këtyre sundimtarëve të etur për pushtet, Sulltani vendosi ti jepte fund këtyre problemeve në Athinë, duke urdhëruar komandantin e tij Umer Ibn Tarhan, që të shkonte me ushtrinë e tij dhe ta bashkonte Athinën me pjesën tjetër të shtetit osman. Pasi gjer në atë kohë mjaftohej vetëm me pagesën e Xhizjes vjetore. Frankosi u orvat tu bënte ballë ushtrisë turke dhe për këtë kërkoi ndihmën e latinëve, të cilët si pwrherw e lanw nw baltw. Kështu, Frankosi nuk pati rrugëdalje tjetër, vetëm se të pranonte zgjidhjen e Inb Tarhanit për dorëzim dhe si këmbim do të kishte mundësi të shkonte në Bioti, ku do t`i jepej mundësia që ta qeveriste atë zonë.

Çlirimi i Athinës nuk ishte shumë i vështirë për ushtrinë turke kështu pas dy vjetësh në vitin 1458 Sulltan Fatihu do ta vizitonte vetë Athinën pas kthimit të tij nga Moreja. Ai mbeti i mahnitur nga monumentet e saj që dëshmonin lashtësinë e kulturës greke, nga kjo mahnitje Sulltani u shpreh:
“Sa shumë i detyrohen muslimanët Ibn Tarhanit?! -Komandantit që çliroi Athinën”

Populli i Athinës do ta priste Sulltanin me një pritje madhështore dhe me shumë entuziazëm. Fatihu kaloi disa ditë në qytet duke admiruar veprat e artit për të cilat ai kishte dëgjuar kaq shumë dhe kishte patur kaq shumë dëshirë t`i shikonte me sytë e tij. Mahnitjen e tij Sulltan Fatihu e shprehu edhe në popullin vendas, por në një mënyrë krejt tjetër. Ai u dhuroi të gjithë banorëve të tij shumw para, për faktin se i kishin ruajtur këto mrekulli kulturore deri në ditët e tyre .

Në vitin 1460 Sulltani do ta vizitonte përsëri Athinën pas çlirimit të Morésë. Aty ai mori vesh se Frankosi akoma thurte intriga për të shkatërruar sundimin osman në Athinë. Për këtë arsye Sulltani urdhëroi Zagnush pashën që të shkonte tek ai dhe ta shkatërronte përfundimisht. Në këtë mënyrë do të shpëtonte vendin nga prapësitë e tij. Kjo detyrë nuk ishte aspak e vështirë për Zagnush pashën, i cili dorëzoi tek Sulltani si penje, 10 komandantë të Frankosit.

Athina më në fund do të jetonte në paqe dhe qetësi pas kaq shumë kohësh nën ombrellën e shtetit osman dhe të kushtetutës së tij: Islamit.
Është e vërtetë që ortodoksët ishin shumë të rraskapitur në vitet e fundit të sundimit të këtyre sundimtarëve të Athinës dhe të zhvatjes së ashpër që u bënin latinët dhe Papati. Kështu që nuk kishte se si të mos e prisnin ushtrinë osmane me gëzim .

ANTIKITETI I ATHINES DHE OSMANET..

Sulltan Fatihu ishte një njeri që dinte ti jepte vlerën e tij artit dhe kulturës dhe çdo gjëje të bukur. Në vizitën e tij në Athinë ai do të qëndronte për shumë ditë duke admiruar këtë pasuri kulturore të lashtësisë greke. Por me hyrjen e venedikasve në vitin 1678 në Athinë, nën komandën e Morsinit, do të drejtonin topat dhe predhat e tyre kundrejt kësaj pasurie kulturore kaq me vlerë. Nga predhat e tyre do të shkatërroheshin shumë nga këto vlera. Por më së shumti goditjen më shkatërruese qyteti dhe monumentet e Athinës do ta merrnin në shekullin e 19-të me ardhjen e Lordit Elgin në qytet i cili edhe më barbarisht do ta shkatërronte qytetin e lashtë dhe aq të pasur të Athinës. Në këtë kontekst shkrimtari i njohur Chateau Briand do të shkruante kështu në librin e tij “ Intenerari Paris Jeruzalem”: Është një fakt shumë i trishtë për popujt e Europës që të shkatërronin kulturën e saj për pesëdhjetë vjet, atë kulturë të vjetër shumë shekullore. Siç është fakt që Muhamed Fatihu II kur hyri në Athinë shumë kohë para tyre jo vetëm që nuk i dëmtoi këto vlera por ai e tejkaloi rrespektin e tij për to. Por Morsini dhe Lordi Elgin më vonë shkatërruan gjithçka .

Shkeputur nga Libri: FATIHU DHE KOSTANDINOPOJA
QE DO TE DALE SE SHPEJTI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here