Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Atje ku kam qenë unë…”, Artan Hoxha: Si zbulova parcelat me kanabis në Malësi të Madhe

17:24 / September 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha, tregoi gjatë një bisedë televizive se si zbuloi parcelën me kanabis në Malësinë e Madhe.

Ai madje zbuloi se si kriminelët kishin përdorur sistem monitorimi të sofistikuar për t’iu shmangur policisë.

“Atje ku kam qenë unë, ata kishin minimizuar kostot, mbanin 10-12 roje dhe kishin thirrur një ish-ushtarak që i kishte instaluar një sistem monitorimi.

Nuk çoja dot dronin, një zonë pranë zonës së banuar, dhe s’po më punonte droni dhe më bëri habi.

Kjo ndodhi prej izolimit të COVID-it. Çmimi i kanabisit që prodhohet nga shtëpitë e barit është më i lartë nga kanabisi që rritet në fusha. Gjithë eksperiencën që kishin marrë në Angli në shtëpitë e barit filluan ta bëjnë këtu në ambiente gjysmë të hapura, sera. Një nga hangarët e parë që janë kapur janë ato te hekurudhat.

Shumë raste që janë kapur në Laç e Kurbin etj, janë kapur se kanë pasur shpenzim të madh të energjisë elektrike. Se policia po bashkëpunon dhe me OSHEE. Rasti i fundit që u kap te Kodra e Diellit, ishte një apartament. Po kalojnë në zona rezidenciale se fitimi është i madh. Ata kishin marrë gjithë papafingon e një pallati, e kishin përshtatur, është një infrastrukturë e tërë. Në Shqipëri ka profesionistë për këtë punë, kanë buxhet për modifikime të tilla që e bëjnë të vështirë për t’i goditur. Si në sistemet e hapura që përdorin teknologji. Sofistikimet që kanë janë të llahtarshme.

E keni vënë re që në malet që u dogjën gjatë verës asnjë nuk kishte parcela me kanabis. Si ka mundësi? E pra, janë djegur këto zona që s’kanë gjë si në Karaburun a Tragjas, për të dërguar gjithë vëmendjen e shtetit dhe policisë tek zjarret në mënyrë që krimi bëhej në qetësi dhe në heshtje të plotë,” tha Artan Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.