Gazetari Alban Xhihani ka dhënë detaje për atmosferën në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri. Xhihani u shpreh se rruga ku do të kalojë Kombëtarja shqiptare, kishte masa të rrepta dhe forca të shumta policie.
Sipas tij, kombëtarja serbe qëndron në qendër të qytetit të Nishit, ndërsa ajo shqiptare në periferi.
“Ndryshe nga stadiumi ku stërvitet Kombëtarja shqiptare, te stadiumi ku po stërvitet Serbia nuk ka asnjë forcë policie. Mund të ketë ndonjë që kalon rastësisht.
Serbia qëndron në qendër të qytetit të Nishit, ndërsa Shqipëria është në periferi. Buzë autostradës që të çon nga Nishi për në Leskovac. Tani që po vija nga Leskovaci, masa sigurie në çdo mbikalim, në çdo urë kishte një forcë policore, deri sa të bëjë kthimin Shqipëria. Ashtu do të jetë edhe nesër. Dy kombëtaret do lëvizin në 10-15 minuta diferencë për të mos pasur përplasje me njëra-tjetrën”, deklaroi ai.
