Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Aty çdo gjë ishte pa rregulla”, dëshmitari i Gërdecit dhe ish-ushtaraku tregojnë si shpërthyen flakët

14:35 / November 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gerdec4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të dëshmive për tragjedinë e Gërdecit, në seancën e sotme pranë Gjykatës së Posaçme, ka dëshmuar edhe Murat Zguri. “Isha shofer kamioni. Shtëpia ime është 100 metër larg shtëpisë së Qemal Deliut.

Gruaja ime, punonte aty me barut. Kam pasur saldatriccë, veglat e mia të punës qëndronin te shtëpia e Qemalit. Ai e ka pasur më shumë saldatriçen se unë në shtëpi. Nuk e di për çfarë e ka përdorur”, ka deklaruar ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë avokati, Saimir Visha. “Ai e kishte te shtëpia e tij saldatriçen. Ka qenë usta i kujdesshëm, por nuk e di a e ka përdorur për Gërdecin. E kam parë duke salduar në bodrum”. Për procesverbalin e 2008, avokati Matliaj kundërshton dëshmitarin, thotë se e ka parë Qemal Deliun duke salduar në pjesën e pasme të shtëpisë.

Julian Pando, një punëtor tjetër në kompaninë e demontimit të armëve. “Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha përgjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhje me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish-ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Kishim fikse dore zjarri, të mëdha e te vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikse zjarri dhe ujë.

Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shume barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikse. Thashë, kjo flakët nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë”, deklaron ai.

Petrit Behari, specialist ushtarak tregon si bëhej demontimi. “Na thanë do kishim 5 grupe, por përfunduam me 20. Kujdesesha që djegorja të mos prekte gëzhojën. Demontimi i predhave 100 mm bëhej me forcën e krahut te muri. Dritan Minxolli na shikonte me urrejtje, nuk e di pse. Në vendet e tjera ku ka punuar, kemi bërë instruktazh, në Gërdec jo. Nuk kishte rregulla, aty çdo gjë ishte pa rregulla. Gëzhojat i thamë Mihalit janë shumë. Mihali tha, do t’i seleksionojmë, se është fillimi, por aty sasia e barutit u bë çdo ditë më e madhe. Baruti transportohej me karrocë. Kishte raste që karrocat prisheshin, te nesërmen vinin të salduara. Në momentin e shpërthimit, shikoj flakë nga hyrja. Sasi e tillë baruti, nuk shuhet me fikse zjarri, duhet të largohesha”, theksoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.