Moderatorja Aulona Musta ka ndarë disa momente romantike pushimet me partnerin e saj në Oslo, Norvegji, të cilit i është drejtuar edhe me një dedikim të ndjerë dhe të veçantë.
“Faleminderit që më do, që më respekton si Aulona përtej Tomit, që je gjithmonë krah meje…edhe kur nuk mbyll sirtarët e dollapëve dhe dritat. Edhe kur humb çelsat e makinës apo shtëpisë. Edhe pse bëj shumë zhurmë sa herë që ti fle. Edhe pse nuk e dëgjoj asnjëherë telefonin kur ti ke nevojë për diçka. Edhe pse t’i prish rrobat sa herë i fus në lavatriçe…“, shkruan Musta.
“Falenderuese për çdo ditë me ty. Edhe për ato kur ja bëjmë njëri tjetrit nervin kaçurrel”, përfundon postimin e saj moderatorja, bashkangjitur një video ku shihet në momente romatike me bashkëshortin e saj.