Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Aurel Plasari / E tha: Mos bëni sikur nuk e dëgjuat

22:29 / July 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Plasari shtyp 2 e1530793613500
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nga Aurel Plasari /

Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minorancës”, siç e quajti, d.mth. kundër “pakicës”, cilado qoftë ajo. Dhe pikërisht sot, kur ka shkuar kandari në bisht.

Asgjë e re nuk është të kujtosh në teorinë e demokracisë atë që e kanë thënë dhe stërthënë dhjetëra teoricienë të saj: që demokracia NUK është sundim i shumicës së pacilësuar, si rrjedhim – ka pas shtuar Sartori – edhe të pakufizuar.

Emërmadhi Lord Acton e shtroi çështjen edhe më troç: prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është apo jo i lirë, simbas tij, është shkalla e të drejtave dhe sigurive që gëzojnë pakicat. Nëse nuk besoni mua, pyesni zv.zonjën Lejla Moisiu që anglishten politike e njeh më mirë nga unë dhe Lordin Acton lypset t’ia kenë mësuar në shkollë.

Ngjashëm e ka shtruar çështjen, për shembull, edhe Ferrero: “Në sistemet demokratike opozita është NJË ORGAN I SOVRANITETIT POPULLOR po aq jetik sa dhe qeveria. Të shtypësh pakicën opozitare do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit”. Nëse as për këtë nuk më zini besë, pyesni policin internacional me diplomë drejtësie Luigi Soreca, i cili ka qëlluar – aksidentalisht – edhe bashkatdhetar i z. Guglielmo Ferrero.

Shkurt: me një deklarim të tillë Kryeshërbëtori i pretenduar i qytetarëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë simbas të cilit funksionon demokracia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakteristikë bazike e demokracisë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre.

Ndërkaq, si në një film ”muto”, heshtën edhe do “internacionalë”, të cilëve jo më kot Kryeshërbëtori ua tha konceptin e pakicës në gjuhët e tyre: minoranza, minority. Nuk e hapën gojën që të thonë, e pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbëtor, jo vetëm nuk e njeh demokracinë, po as nuk e do atë.

Kryeministri Edi Rama la të kuptohej se nuk tërhiqej nga plani për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Në kohën kur artistët ishin ngujuar brenda ambienteve të Teatrit, kreu i qeverisë tha se ka respekt për këtë minorancë aktorësh e politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në Teatër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Besa kërkon besim, jo paraburgim

13:08 / July 25, 2026

Nga humbja e besimit te Besa

20:52 / July 24, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.