Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Aurela dhe Stine rrëfejnë si e “rikthyen” Dr. Florin në muzikë: Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur

16:13 / October 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Srine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

Dy artistët ishin mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në “Top Channel” ku kanë treguar më shumë si erdhi “S.F.L” që është shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Këngëtarja rrëfeu se kjo ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët.

Si pa kuptuar kanë kaluar këto vite pa Dr Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij. Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se këngët e tij vazhdojnë të mbeten HIT. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si : Mesazh, Kena Lind Për Qef.

aurela Dr. Flori Stine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.