Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aurela Gaçe ka humbur 23 kg për dy vite, zbulon si ja ka dalë mbanë

20:18 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aurela 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më energjike të skenës dhe gjithë fuqinë e saj mundohet ta përcjellë edhe tek publiku që e ndjek gjatë netëve ‘live’ apo në koncerte të ndryshme. Ajo është ndër ato personazhe që një pjesë të mirë të ditës ja kushton kujdesit për veten dhe nuk ngurron që momente nga rutina e saj stërvitore t’i ndajë me të tjerët. Aurela ka disa vite që ushtrohet vazhdimisht në palestër dhe rezultatet janë mjaft të dukshme.

Sot ajo ka treguar se për 2 vite, që nga koha e lindjes së vajzës së dytë, ka humbur 23 kilogramë, falë vullnetit për t’u stërvitur. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të sajën 6 muaj pas lindjes së vajzës dhe një të shkrepur ditën e sotme. Në të dyja vihet re shumë lehtë ndryshimi i madh, ku pjesa më e dukshme është barku i saj. Ajo ka treguar se të gjithë këtë e ka arritur pa ndjekur dieta strikte, sepse gjithmonë ka konsumuar ushqimet që ka dashur.

“Pra, as e stresova veten dhe as mbajta dieta të forta. Madje kam ngrënë shëndetshëm, por edhe ha nëse më hahet picë e akullore. Një jetë kam dhe nuk dua t’i privoj vetes të drejtën për të shijuar ushqimin, pasi jam njeri që ha me dëshirë e me neps. Nuk kam kërkuar forma perfekte, sepse ato bëhen me mënyrë tjetër jetese, duke filluar nga ushqimi. Thjesht s’kam ndaluar stërvitjen. 23 kilogramë më pak për 2 vjet. Por e rëndësishme është se ndjehem e fortë, e lehtë, e palodhur. Vajza, nëna, mama të reja, mos lejoni askënd t’ju tregojë se nuk mundeni”, ka shkruar Aurela bashkangjitur fotos.

Aurela 1

AURELA GACE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.