Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Auron Tare dhunohet në Tepelenë: Më qëlluan me grushta pa zbritur nga makina

11:51 / June 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Auron Tare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është dhunuar në fshatin Bënçë të Tepelenës aktivisti Auron Tare, i cili ka qenë pjesë e një proteste që po bëjnë banorët e kësaj zone, për kundërshtimin e ndërtimit të një fabrike gurore pranë kanioneve të Nivicës.

Banorët ishin thërritur sot në një dëgjesë publike me firmën “Eral Construction”, 3 pronarët e të cilës kanë ushtruar dhunë ndaj Tares dhe ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Tare ndodhet në spitalin e Tepelenës, dhe më pas pritet që të bëjë një kallëzim në polici për shkak të dhunës që kanë ushtruar përfaqësuesit e firmës.

Ai tha se është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëje një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që tiu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet. Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, u shpreh Tare. /faxweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026

Reforma brenda BE: Plani franko gjerman drejt miratimit, plani që favorizon Shqipërinë

17:01 / September 10, 2026

Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari

16:41 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.