Rusia ka publikuar pamjet e brendshme të njërit prej qendrave të sistemit paralajmërues të raketave balistike të vendit për të shënuar 50 vjetorin e saj. Fotografitë tregojnë qendrën e kontrollit satelitor Serpukhov-15 në Kaluga Oblast, që ndodhet rreth 90 milje në jugperëndim të Moskës. Baza e mbrojtjes bërthamore është vazhdimisht në kërkim të raketave balistike të ardhura nga armiqtë e Rusisë në mënyrë që ata të mund të kundërpërgjigjen sa më shpejt. Sistemi i paralajmërimit të hershëm zbulon së pari lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale. Sapo të identifikohet një kërcënim, radarët janë në gjendje të zbulojnë trajektoren e raketave balistike…
Author: tirana
Zënkat në studio gjate transmetimeve live të emisioneve tërheqin mjaft vëmendje në rrjetet sociale. Një e tillë që po bën xhiron e rrjetit ka ndodhur në ATV në Turqi ku nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj. Pasi i vdiq bashkëshorti, 18 vjeçarja Gülşen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur. ⬛️7 yıl önce kaybolan Gülşen Cambaz'ın annesi Kamile Balığkurdu, Müge Anlı ile Tatlı Sert canlı yayınında kızının eski arkadaşı Murat Akın'a ayakkabı fırlattı.#MügeAnlı pic.twitter.com/77K9nmySOD—…
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi sot Iranin në pjesën jugperëndimore, sipas televizionit shtetëror, që nuk njoftoi për viktima ose dëme. Tërmeti u regjistrua afër qytetit të Sisakht. “Njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre në panik. Rrjeti i gazit dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në Sisakht” i tha televizionit shtetëror një zyrtar lokal në provincat Kogiluyeh dhe Boyer-Ahmad. “Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë” shtoi ai.
Mjeku Ardian Jorgji i ftuar mbrëmjen e sotme në Open për sa i përket mutacionit të COVID tha se ka parë që në Rinas persona me simptoma dhe është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tonë. “Shenjat e përgjithshme të çdo infeksioni normal janë dhimbje koke, dobësi trupore, të vjella, diarre, dhimbje trupi. Një pjesë e madhe e këtyre e shenjave karakterizohen edhe nga një e ftohur e thjeshtë. Për sa i përket mutacionit, komuniteti shkencor bie dakord që sa i përket agresivitetit të shenjave nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Agresiviteti përqendrohet tek infektimet e lehta…
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero nuk e ka çuar deri në fund praninë e tij në emisionin OPEN në Top Channel. Ai ka qëndruar rreth 45 minuta dhe është larguar nga studio në mes të emisionit. Kjo për shkak se Pipero sapo është shëruar nga koronavirusi dhe siç duket nuk është rikuperuar plotësisht. Mjeku Pëllumb Pipero tha se njësoj si shumë pacientë të tjerë që ia kanë rrëfyer, ka pasur ankth dhe pagjumësi gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19. Gjithsesi, mjeku tha se kur doli pozitiv, për t’u qetësuar ka bërë një test serologjik për të parë…
Aurela Gaçe foli edhe për suksesin e saj dhe sakrificat që ka bërë. Sigurisht që një artist kalon shumë gjëra në karrierën e tij por ajo që i ka mbetur në mëndje Aurelës ishte pikërisht largimi nga vajza e parë Greis, kur kishte vetëm 40 ditë që ishte bërë nënë. I është dashur të udhëtojë drejt Amerikës për të finalizuar një kontratë të firmosur një vit më parë. Ajo tregoi që kjo ka qenë sakrificë shumë e madhe dhe e ka përjetuar duke u përlotur sa herë e pyesnin: “Si është vajza?”.
Vjen shumë shpejt goli i parë i dueleve të mbrëmjes së sotme në Champions League. Porto po përballet në shtëpi me Juventusin e Pirlos dhe ka kaluar në avantazh në minutën e dytë. Gafë e mbrojtjes së kampionëve të Italisë, dhe aty përfitoi Mehdi Taremi. Sulmuesi iranian dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. Një nisje shumë e keqe për bardhezinjtë, teksa përballja tjetër është ajo mes Sevillas dhe verdhezinjve të Dortmund.
Global Firepower ka publikuar listën e vendeve sipas fuqisë ushtarake për vitin 2021. Lista me ushtritë më të fuqishme ushtarakisht në botë nuk ka ndryshime në vendet e para të saj ku kryesohet nga SHBA-të me një indeks tepër të lartë, ndjekur nga Rusia dhe Kina në vend të dytë dhe të tretë me një diferencë të madhe në raport me amerikanët sa i përket fuqisë ushtarake, investimeve si edhe potencialit ushtarak. Në vend të katërt renditet India, e pesta Japonia dhe e gjashta Koreja e Jugut, e ndjekur në vend të shtatë nga Franca dhe të tetë nga Britania e…
Një sulm paniku dhe një sulm në zemër kanë simptoma të ngjashme, të tilla si një dhimbje e fortë në gjoks, djersitje, frymëmarrje e pabarabartë dhe të përziera. Për të kuptuar nëse ju apo një anëtari i familjes përjetoni sulm paniku është e rëndësishme që të kuptoni ndryshimin mes tyre. Më poshtë është lista e dallimeve nga ndryshon një sulm zemre nga një sulm paniku Si të njohim një sulm në zemër? -Njerëzit përshkruajnë dhimbjen gjatë një sulmi në zemër si shtrënguese. -Si rregull, dhimbja shfaqet në qendër të gjoksit dhe mund të lëvizë poshtë përgjatë krahut të majtë dhe…
Në kohën kur e gjithë bota i ka sytë te vaksina anti-covid, Izraeli duket se po ofron medikamentin që jo vetëm parandalon virusin, por edhe shëron të sëmurët në gjendje të rëndë. EXO-CD24 është përbërja inovative që u prezantua dhe testua pak ditë më parë në Izrael. Profesori Nadir Arber dhe Dr. Shiran Shapira nga Spitali Ichilov, në një video-konferencë,e cila në Shqipëri u mundësua nga ambasada e Izraelit, i dhanë përgjigje pyetjeve se si janë shëruar pacientët e infektuar përmes EXO-CD24. “Është një medikament shumë efikas. I lehtë për tu prodhuar dhe pa kosto të lartë. Për sa i…
COVID-19 nuk i ka shpëtuar as mbrojtësi i të drejtave të LGBT në Shqipëri, Altin Hazizaj. Lajmi është zbuluar nga një status i ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Kjo e fundit i ka uruar shërim të shpejtë Hazizajt. Kujtojmë që edhe vetë ambasadorja amerikane dhe ajo suedeze janë aktualisht në karantinë pasi janë prekur nga COVID-19.
Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt. Por nuk e mbajti fjalën. E trishtuar 22-vjeçarja vendos t’i japë fund jetës. Mori thikën e kuzhinës, preu damarët e dorës së majtë dhe masandaj u pendua. Telefonoi të dashurin dhe i kërkoi ndihmë që ta dërgojë në spital. Çështja sipas burimeve të Gazeta Si u raportua nga mjekët menjëherë sapo e reja ka mbërritur në spital. “Jam e ndjeshme, A. më premtoi se do festonim në Dajt, por më pas tha që makina rrezikonte të rrëshqiste. Shkuam në shtëpinë e tij. Unë…