Partisë Socialiste i janë bashkuar së fundmi 30 anëtarë të rinj, që janë italianë të cilët jetojnë në Vlorë. Kryeministri Rama zhvilloi një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë italianë, të cilët kanë vendosur që jetën e tyre ta kalojnë në qytetin bregdetar. Shefi i qeverisë vlerësoi se nuk është e largët dita kur shtetas italianë të pajisen me pasaportë shqiptarë dhe të futen në parlamentin e Shqipërisë. “Kur me tha Damiani që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali…
Author: tirana
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spaho është gjobitur me 50 milionë lekë gjobë nga policia, pasi akuzohet se ka thyer rregullat anti-covid. Bëhet fjalë për një aktivitet që sipas policisë është organizuar në Devoll. NJOFTIMI I POLICISË Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Njëkohësisht, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në…
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi është gjobitur me 50 milionë lekë pasi ka thyer masat anti-covid. Lajmi është bërë i ditur dhe nga Këllici përmes një postimi në ‘Facebook’ ndërsa thekson se kjo është një gjobë për opozitën. Belind Këlliçi i Partisë Demokratike është gjobitur ditën e sotme me 5 milionë lekë të reja për shkelje të masave anti-Covid. Lajmi është bërë i ditur dhe nga Këllici përmes një postimi në ‘Facebook’ ndërsa thekson se kjo është një gjobë për opozitën. Ai ka ndarë dhe foton e gjobitjes në të cilën ka shkruar: Rama ik dhe 66 ditë.! REAGIMI I…
Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të cilin e përgëzoi për fushatën zgjedhore dhe rezultatet e 14 shkurtit. Ambasada përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Minxhozi dhe Kurti kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. “Sot, Ambasadori Minxhozi u prit në takim nga kryetari i LVV-së, z. Albin Kurti. Ambasadori e përgëzoi z. Kurti për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim. Në njoftim, po…
Sot ndryshe nga vitet e tjera Dita Ndërkombëtare e Sporteve Ushtarake, na gjen në një situatë të vështirë. Megjithëse në këto kohë me masa kufizuese shumë kanë hequr dorë nga sportet, këtë nuk e kanë bërë efektivët e Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një video me moton “Kampionët nuk ndalen” të postuar në rrjetet sociale ka dhënë mesazhin se efektivët e FA janë gjithmonë gati të përballojnë çdo sfidë, sado e vështirë të jetë ajo! Me zhvillimin e sporteve ushtarake që mbulojnë disa disiplina, Forcat e Armatosura japin një kontribut të madh për ecurinë e sportit…
Gjatë 24 orëve të fundit në Pediatrinë Infektive janë shtruar 8 fëmijë të infektuar. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dy prej fëmijëve të infektuar me Covid janë në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhen në terapi intensive. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani të infektuar me Covid mes 95,726 personave të infektuar deri më tani në vendin tonë, 2000 janë vetëm fëmijë.
Gjermania po përballet me një numër të lartë personash të infektuar dhe humbje jetësh. Masat e marra anti-covid vazhdojnë të jenë prezente dhe të forta. Kancelarja e vendit Angela Merkel, ka marrë disa herë vendime të vështira në lidhje me situatën pandemike. Por, ditën e sotme ka ndodhur një incident i vogël me maskën pas një seancë parlamentare. Episodi i referohet disa ditëve më parë, kur Merkel foli para Bundestagut duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani. “Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime…
Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit. Shqiptarët konsumojnë 37 milionë filxhanë kafe ekspres në vit dhe 30 millionë kafe Turke. Kafenetë janë plot gjithë kohën. Pasi të barazpeshoni negativet dhe pozitivet dhe të vendosni të lini kafenë, merr së pari informacionet e vlefshme që të ofron AgroWeb në mënyrë që ta kalosh këtë periudhë sa më lehtë të jetë e mundshme. Do të keni dhimbje koke Kur lë kafenë, koka të rëndohet shumë dhe ajo që dëshiron të bësh është të rrish në krevat me një pako paracetamoli…
Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët në Vlorë përpara se të niste procesi i vaksinimit. Ai thumboi edhe presidentin Meta, për të cilin tha se ai ka kohë që nuk është më president dhe shpërdoron detyrën në favor të partisë që administrohet formalisht nga e shoqja. “Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues I detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja. E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës, Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket…
Frymëmarrja e pakëndshme në mëngjes është një shqetësim i shumë njerëzve. Përgjegjëse për këtë problematikë janë zakonet tona të përditshme siç mund të jenë goja e thatë, konsumimi i ushqimeve të caktuara apo disa probleme shëndetësore si refluksi i acidit. Por si t’i jepni fund këtij shqetësimi? Mos përdorni gargarë pas çdo furçe. Larja e gojës, përveçse jep një frymëmarrje të freskët, gjithashtu mund të thajë gojën. Shumica e larësve të gojës përmbajnë alkool dhe kjo ndikon në prodhimin natyror të pështymës në gojën tuaj . Për shkak se trupi zakonisht prodhon më pak pështymë gjatë natës, qelizat e vdekura…
Duart tona janë të mbushura me mikrobe që përhapen në pjesë të tjera të trupit, dhe në disa raste ato gjithashtu mund të mbledhin dhe më shumë mikrobe, të cilat më pas u transmetohen njerëzve të tjerë. Këto zakone dëmtojnë shëndetin tuaj dhe të tjerëve që ju rrethojnë. Për të mirën e shëndetit tuaj, më poshtë abcnews.al do ju tregojë 8 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar. Mbani duart larg fytyrës Nëse shihni me vëmendje në një kafene, do të shikoni shumë njerëz që mbështesin fytyrën në duart e tyre. Por nëse nuk po e lani…
Mjeku Edvin Prifti ka depozituar një kërkesë në GJKKO ku kërkon që t’i kthehen paratë e seksuestruara në banesë pasi janë të bashkëshortes së tij. Më tej ai gjithashtu jep dhe argument mbi pasurinë e tij. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit të Organizuar, mjeku Edvin Prifti kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit. Ndërsa kërkon që të kontrollohet paligjshmëria e kontrollit të zyrës dhe banesës së tij. “Paratë e sekuestruara nuk janë provë material për të vërtetuar veprën penale. Sekuestrimi i celularëve i paautorizuar nga Gjykata.”, shkruan në kërkesën e tij Prifti.