Grupimet politike të Parlamentit Evropian propozojnë dhjetëra amendamente mbi draft-raportin e eurodeputetes Isabel Santos, lidhur me progresin e Shqipërisë për vitin 2020. Në amendamente theksohet se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj drejt BE-së, duke përmbushur pjesërisht kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. “Mbështesim thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Europian në vijim të aprovimit të kuadrit negociues”.Ndalur në një nga 6 kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe që ka të bëjë me reformën…
Author: tirana
Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur patriarkun e ri. Mediat vendase bëjnë me dije se në krye të kishës është vendosur mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije. Porfirije, i lindur në vitin 1961, bëhet kreu i 46-të i Kishës Ortodokse Serbe. Procedura për zgjedhjen e patriarkut të ri nisi pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej. Patriarku Irinej vdiq në muajin Nëntor pasi u infektua me Covid-19. Tashmë kreu i ri i kishës do të nisë zyrtarisht detyrën nesër pas një ceremonia solemne që do të mbahen në Katedralen e Beogradit. Ndërkohë mësohet se asambleja e kishës do të zhvilohet në muajin Maj…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një autoambulancë e Spitalit Infektiv është përplasur me një automjet të parkuar pranë 9-katëshve në Tiranë. Mësohet se brenda mjetit ndodhej edhe një pacient ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Salla operative e policisë së kryeqytetit nuk ka dhënë ende asnjë njoftim për ngjarjen.
Fjalia e parë e aplikimit tuaj për punë do t’ju lidhë direkt me menaxherin e punësimit. Shumë shpesh, punëkërkuesit përdorin hyrje formulore në letrat e tyre të motivimit, sepse është shumë e vështirë ta shkruash. Sidoqoftë, letrat motivuese mund të jenë shpesh shkaku i punësimit ose i mospunësimit tuaj. Më poshtë ne do ju tregojmë se me cilat fjali nuk duhet të nisë kurrë një letër motivimi, nëse doni të punësoheni në atë pozicion ku keni aplikuar. “Drejtuar atij që mund t’i interesojë” Adresimi i letrës tuaj të motivimit në këtë mënyrë është një formalitet i panevojshëm. “Po ju shkruaj…
Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Sarës dhe Atdheut. Ndonëse ishte takimi i tyre i parë, dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa dhe u puthën! Në pjesën e dytë të takimit, Atdheu i dha si “dënim” Sarës një puthje në buzë. Ai i kërkoi konkurrentes të mbyllte sytë dhe e puthi. “Si t’u duk dënimi?”, e pyeti Atdheu. “Shumë mirë”, i tha Sara e buzëqeshur. Më pas, ajo i bëri të ditur Atdheut “dënimin” e saj. Sara i tha që ishte veshur shumë trashë dhe filloi ta zhvishte. Konkurrentët në studio u habitën…
Një debat i nxehtë nisi mes Antonelës dhe Atdheut. Ku të dy akuzonin njëri-tjetrin se kush i tha i pari për takim që pasoi dhe me zënkë me Erin. Atdheu: O aktore unë të refuzova ty, kurrë në jetë s’ke shans me mua Antonela: Po, po Atdhe, thuaj që je xheloz se putha Mevlanin. Antonela-Erit: prandaj më ke thirr në telefon kur do dalim të bëjmë takim Eri: O ti mashtruese, kur të kam marrë unë ty moj, në fillim kam dash ta zgjedh po. Antonela: Ai më ka thënë mua kur do bëjmë takim, se do marr helikopterin Eri:…
Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj inspektoi sot përgatitjen e kantierit të lagjes së re të Kombinat ku do të nisin gjithashtu punimet për ndërtimin e 120 godinave te banimit me 10,500 apartamente për akomodimin e 25 mijë banorëve. Zona e re për zhvillim është konceptuar si një qendër e re urbane, ekonomike dhe sociale e qytetit, ku do të ndërtohen gjithashtu një seri objektesh publike, arsimore, artistike, sociale dhe 14 terrene sportive. “Në pranverën e 2022 praktikisht nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kjo do të bëhet një nga zonat më…
Nga Njësia 7, në një takim me banorët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kujtoi se si ka qenë kjo zonë më parë, ku nëpër rrugë lëviznin kope me qen dhe plehrat bëheshin mullar. Veliaj tha se sot jo vetëm që këto nuk ekzistojnë më, por është rritur vlera e pronës, ndryshe nga koha e Sali Berishës kur u zaptua 1/3 e kësaj njësie. “Po nuk bëre dot Tropojën, nuk bën dot Shqipërinë. Dhe e pamë Saliun – një njeri që do ta mbyllë me turp, sepse vetëm dëme i ka bere ketij vendi. Edhe sot. Ka moshen e…
Pas normalizimit të situatës, kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjitha forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhisë së borës. Rama thekson se beteja e ditëve të fundit na ka mësuar se ku e si duhet të ndërhyjmë, për tu përmirësuar. “Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme”, shkruan Rama.…
Ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta pas procedimit penal që u bë nga Policia e Shtetit për dy vajzat e Rifat Lalos. Ata akuzuan mjekët e Infektivit se e kishin lënë babanë e tyre të vdiste në të ftohtë, duke mos i bërë asnjë shërbim, por më pas u akuzuan për kallzim të rremë. Reagimi i plotë: Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen…
Dr. Fizioterapistin, Erion Hiluku, specialist në Rehabilitim Neurologjik dhe Kardio-Respirator ku ka dhënë rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike për personat e prekur nga Covid-19. Rudina Magjistari: Ku konsiston aktiviteti fizik për personat e prekur nga Covid-19? Si fillon për ta rikuperimi përsa i përket aktivitetit fizik? Erion Hiluku: Fatmirësisht shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për fizioterapi respiratore apo aktivitet fizik sepse e kalojnë fazën e parë të sëmundjes pa dëme të mëdha. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve, pastaj kur virusi prek aparatin respirator fatkeqësisht mund të prekë edhe organe të tjera atëherë është e nevojshme që pacienti të…
Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik lajmin përmes llogarisë së saj në Facebook. Konkretisht, nga e hëna të gjithë nxënësit do t’i rikthehen skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë: – nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë; – maturantët në shkollë; – dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar. Sipas ministres, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër,…