Kryeministri Edi Rama është sot në Vlorë, ku në një komunikim me qytetarët u shpreh se të rinjtë që do të futen të fushën e kodimit për të fituar paga mujore deri në 6 mujore, do të trajnohen në qendra. Rama tha se janë 2.4 mln vende të lira pune në të gjithë botën ku të rinjtë mund të punojnë pa u larguar nga fshati apo qyteti ku ata jetojnë. “Karabinaja e Sulos është futur në procedurës shpronësimi për të transformuar pjesën tjetër në një qendër publike e cila do të ketë funksione të ndryshme duke i ofruar hapësira të…
Author: tirana
Një sherr ka ndodhur brenda një familje në zonën e Laprakës në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur një person. 27-vjeçari, Petrit Avdillari ka plagosur me thikë kunatin e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se i riu ka qëlluar tre herë me thikë kunatin e tij Denis Ziu, i cili është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
Dy ditë më parë Jozefina Topalli ka humbur nënën. Lajmin ishte vetë Topalli që e njoftoi në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ish kryeparlamentarja ka bërë një tjetër reagim, ku rrëqeth me fjalët që shkruan për të ëmën e ndjerë. Mesazhi i Topallit në Facebook
Sot janë arrestuar dy gra në Islandë në lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri duke e çuar në 10 në total numrin e personave të prangosur. Personat e arrestuar janë nga Shqipëria, Lituania, Spanja dhe Islanda. Dy të arrestuarve të fundit u janë sekuestruar edhe disa sende në banesë, që mund të jenë të vlefshme për hetimet. Margeir Sveinsson, shefi i policisë në departamentin qendror të hetimit të policisë në Reikjavik tha se “hetimet për vrasjen përfshijnë shumë persona”. “Rasti ka shkaktuar një shqetësim të madh në Islandë” shkruajnë mediat. Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje…
Përfaqësues i Urdhrit të Mjekut Fatmir Brahimaj, në një lidhje me “Skype” në emisionin As pro as kundër tha se sistemi shëndetësor nuk ka pasur vëmendjen e duhur në gjithë këto vite. Gjatë bisedës me panelin në studio, Brahimaj u shpreh se korrupsioni në sistemin shëndetësor është një problem që i ka fillesat shumë herët, duke theksuar se nuk duhet të hidhet baltë ndaj bluzave të bardha sepse puna e tyre është mision më një qëllim, shërbimin ndaj qytetarëve. “Problemi i korrupsionit nuk ka filluar sot. Unë do të thoja se mjekët ofrojnë shërbimin mjekësor me sakrifica dhe duhet të mos t’i…
Pedagogia Iris Luarasi dhe ish-deputetja Grida Duma kanë shkëmbyer kunja dhe ‘thumbime’ me njëra-tjetrën. Të dyja ishin të ftuara në “Opinion”, dhe po diskutonin në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ishte Luarasi ajo, që iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha, me emrin ‘Luli’ dhe nxiti reagimin e Dumës. Kjo e fundit i kërkoi respekt për kreun e PD-së, ndërsa pedagogia me ironin tha se: I bike shumë gjatë! Pjesë nga biseda Iris Luarasi: Ka lidhje që ç’ke me atë punë se është kryetari i Opozitës së Bashkuar Grida Duma: Kryetari i Opozitës sa për dijeni…se ne jemi shumë dinjitozë dhe…
Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e së enjtes në Instagram një foto nga Vlora. Duket se gjatë takimeve të tij, Rama ka ‘gjetur’ edhe dy vëllezërit artistë Romeo dhe Donald Veshaj. “Dy binjakë dhe një fant spathi” – shkruan Rama në Instagram teksa publikon foton e mësipërme.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është kapur dhe ka zhvilluar një debat të ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj.Ky i fundit i tha se Shqipëria është nxirë nga PS dhe kjo qeveri, ndëkohë Spiropali ka treguar shifra për të thënë se bilanci i kësaj qeveria është tejet pozitiv. Nuk munguan thumbimet dhe fyerjet, ku Spiropali i tha Gjekmarkajt që “flet kot me duar në xhepa pasi është mësuar me letërsi bajate”. Analisti e quajti gënjeshtare dhe se po bëjnë propagandë, e asgjë për qytetarët. Spiropali: Nuk e kuptoj se si flitet në studio pa shifra, pa bilance, pa…
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka deklaruar se në 20 shkurt do të merret vendimi i cili do të lejojë votimin e emigranmtëve për zgjedhjet e 25 prillit.Sipas tij, KQZ do të nxerrë aktet nënligjore që do t’i japë mundësinë emigrantëve të japin votën e tyrë, dhe për ata që nuk do të respektojnë këto akte do të ketë penalitete. “Sot ne kemi dy nene, 24 dhe 25, që flasin për të drejtën e votës që është miratuar në Kuvend, dhe deri në 20 shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësojë të gjitha kushte që duhen për kodin zgjedhor.KQZ…
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në shëndetësi, ku një i ri ka rrezikuar jetën pasi stafi i një spitali privat i dha CD-në e një skaneri që kishte bërë një pacient tjetër. Ardian Cami ka dyshime të forta se edhe mjekimi që ka marrë nga ky spital është i personit tjetër, pasi skaneri tregonte se pacienti tjetër “ishte për intubim”. “Në datën 5 dhjetor 2020 kam bërë kontroll mjekësor te Turkish Hospital, që është në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. U vizitova se kisha një shtrëngim në kraharor. Duke dëgjuar lart e poshtë për Covid shkova…
Shtatë muaj pasi u lëshua në hapësirë, sonda e NASA-s zbriti sonte në sipërfaqen e Marsit. Misioni që ka kushtuar më shumë se miliardë euro në Planetin e Kuq nisi në korrik 2020 dhe sonda pritet preku kraterin Jezero rreth orës 22.oo. Kontrolluesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s në Pasadena, California, pritën për 11 minuta e gjysmë për një sinjal që konfirmoi uljen e suksesshme. Ky sinjal transmetohet në Tokë nga një prej anijeve kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës. NASA shpreson që sonda Perseverance do të zbulojë shenja të lashta jete dhe të mbledhë disa kampione shkëmbinjsh…
Raffaele Cutolo bënte terror brenda burgut dhe kishte krijuar një grup të ri të fuqishëm kriminal, përgjegëjs për qindra vrasje në të gjithë Italinë. Por kreu famëkeq i mafias Cutolo, drejtues i sindikatës së krimit Camorra e Re, është gjetur i vdekur në qelinë e tij, pasi kishte kaluar shumicën e jetës në burg. Cutolo vdiq të mërkurën më 17 shkurt, në moshën 79 vjeçare, pasi vuante nga një pneumoni në burgun e Parma. I njohur ndryshe si “Profesori”, megjithë vrasjet e shumta që i atribuohen, ai ishte dënuar fillimisht vetem për vrasjen e një të riu që i “ngacmonte…