Sipas Komisariatit të Policisë numër 1 bëhet me dije për, se një patrullë policie kishte ndaluar për shkak të trafikut në afërsi të vendit Dega e Thesarit. Të ngecur në trafik policët thonë se dëgjuan një zë vajze që e shqetësuar i tha dikujt “ua policia, jemi pa maskë do na gjobisin”. Policët tregojnë se kthyen kokën dhe panë nga çifti, por njëkohësisht dëgjuan partnerin e saj që po e qetësoi me fjalët “policia .. kush e rr… për ta”. Për çka ndodhi më pas sipas burimeve referohet në dëshmi të policëve D. L dhe E. F, të cilët theksojnë…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë pasi mori pjesë në 100-vjetorin e krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në qytetin e Durrësit. Meta thekson se është koha për një rigjallërim të ekonomisë të goditur fort vitet e fundit nga pandemia dhe tërmeti. Postimi i plotë: I lumtur të merrja pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, një ngjarje historike jo vetëm për këtë qytet, por për të gjithë sipërmarrjen në nivel kombëtar. Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të biznesit të…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me zv.sekretarin amerikan të Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euro-Aziatike, Philip Reeker.Ministrja Xhaçka vlerësoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshmë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.Ajo e njohu zv.sekretarin Reeker me masat e marra për për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde më 25 Prill 2021. Në fokus të bisedës ishte gjithashtu edhe bashkëpunimi dypalësh politik, ekonomik e rajonal, teksa Kryediplomatja Xhaçka u…
Të gjithë keni ndjerë të paktën 1 herë dhimbje koke që ju kanë larguar përqendrimin dhe ju kanë shkaktuar shqetësim. Nëse doni që t’i qetësoni duhet si fillim të kuptoni se nga çfarë shkaktohet ajo dhimbje. Ka dy lloje shqetësimesh që shkaktohen më shpesh në zonën e kokës: E para është dhimbja që shkaktohet nga tensioni rreth kokës. Ky lloj shqetësimi i jep një personi një dhimbje konstante rreth kokës dhe zakonisht lidhet me qëndrimin e keq në timon apo zyrë. E dyta është migrena e cila është një dhimbje e vazhdueshme në anë të kokës ose në ballë. Ndonjëherë…
Vendimi i qeverisë për të vaksinuar të parët personalitetet e vendit tonë ka krijuar shumë debate dhe pakënaqësi, pasi ata që kundërshtojnë këtë vendim kërkojnë që qytetarët të trajtohen si të barabartë. Gazetari dhe moderatori Enkel Demi me anë të një shkrimi në rrjetet sociale e ka quajtur këtë vendim si një diskriminim të pastër dhe për qëllime propagandistike, ndërsa merr shembullin e shteteve të tjera, ku disa nga personalitetet më të njohura kanë pritur radhën për t’u vaksinuar. Ndërkohë ai i drejton kryeministrit Edi Rama një pyetje: Nëse do ta kishte nënën gjallë, a do ta vaksinonte Tinka Kurtin…
Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, zbuloi para pak ditësh se ishte infektuar sërish me koronavirus, kur pas disa muajsh u prek për herë të parë. Në bashkëbisedimin me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo zbuloi se simptomat këtë rradhë ishin më të rënda sesa në infektimin e parë, pasi përveç kollës dhe temperatures, kishte dhe dhimbje të mëdha kockash. “Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se…
Pesë familjet e para, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmetet e vitit 2019, u pajisën me kontratën që siguron strehimin e tyre në një apartament të ri, më të mirë se ai që kishin para tërmetit, në “KombinArt”, një prej lagjeve të reja që po ndërtohet në Tiranë. Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, u dorëzuan sot kontratat e firmosura pesë familjeve, pjesë e grupit të parë me 200 familje që firmosën të parat kontratën e porosisë, pas miratimit nga këshilli bashkiak i Tiranës. “Do të vazhdojmë bashkë me shërbimin noterial,…
Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mjekun e spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferi, i cili ka humbur jetën gjatë ditës së sotme teksa ishte i shtruar në spital. Nëpërmjet një reagimi, kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet, duke mos lënë pa përmendur sakrificat dhe kontributet e dhëna në çdo situatë të vështirë. “Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres. I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresën edhe i fundit)…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër do të jetë një ditë veçanërisht e qetësuar. Në dashuri, përpiquni të shmangni përplasjet dhe tensionet, kështu që nëse duhet t’i thoni diçka partnerit tuaj, bëjeni të nesërmen. Edhe në punë është më mirë të mos rrezikoni. Demi Ditë e mirë për ju për sa i përket dashurisë falë Hënës, Marsit, Jupiterit dhe Saturnit në krah. Mundësi të shkëlqyera edhe në punë. Binjakët Po vijnë tre ditë për ju kur gjërat do të shkojnë…
Ditën e djeshme Fifi publikoi një video nga një koncert që ka mbajtur për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, video që ngjalli shumë reagime Qindra qytetarë festonin dhe kërcenin nën ritmet e këngëve patriotike që ajo këndonte, duke thyer çdo rregull të pandemisë, gjë që solli kritika të shumta. View this post on Instagram A post shared by FIFI (@fifi.official.fr) Kritikave drejtuar saj, Fifi iu përgjigj me disa video në InstaStory, ku sipas saj ajo ka sakrifikuar duke rrezikuar veten në mes të gjithë atyre individëve pa maska që përqafoheshin e festonin Pavarësinë. “Mos prekni aty ku nuk duhet, se…
Institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një neni të ligjit “Për Policinë e Shtetit” që lidhet me dhënien Policisë të disa kompetencave që lidhen me veprimtari infomative gjurmuese të qytetarëve në rrethana të ndryshme. Avokati i Popullit konstatoi dhe vlerësoi se neni 8 i ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar” vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Fieri se brenda muajit mars do të përfundojnë vaksinimin e bluzave të bardha. Gjithashtu Rama tha se do të mbërrijnë edhe 40 mijë dozat e Pfizer ndërkohë pritet të sigurohen edhe doza të tjera vaksinash. Kreu i qeverisë ironizoi deklaratat për vaksinimin e të moshuarve personalitete duke theksuar se ato bëhen nga persona që duan të shkaktojnë zhurmë. “Të dielën do fillojmë me të moshuarit mbi 80-vjeç, mbarojmë me bluzat e bardha, shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzit disa sepse kujtojnë ose nuk kujtojnë asgjë por duan të bëjnë vetëm zhurmë. Ne kemi qenë…