Flet mjekja e infektivit Migena Qato pas akuzuave të dy motrave Laho, njëherësh mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli. Ajo thotë se pacienti është paraqitur në spitalin COVID 1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi. Mjekja pretendon se skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, pra në 17:15. Ajo shtoi se vajzat e të ndjerit ishin në dijeni për situatën e rënduar shëndetësore të tij, pasi janë telefonuar nga personeli i spitalit. “Pavarësisht se me detaje do të merren instancat përkatëse, ashtu siç e meriton situata, dua të sqaroj Pacienti ka arritur…
Author: tirana
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi këtë të premte një takim online me Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbigniew Rau. Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Polonia ka treguar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se vendi ynë mbetet në pritje të përcaktimit të datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda gjashtë mujorit të parë të 2021. Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan në rritjen e angazhimit për të çuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe vlerësuan se integrimi në Bashkimin Europian…
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po planifikon të ndryshojë skemën e progresivitetit të taksës duke nënvizuar që shqiptarët që marrin deri në 400 mijë lekë në muaj të mos kenë asnjë taksë. Ai u shpreh se PS do të vazhdojë të jetë në qeveri dhe çështja në këtë aspekt është nëse ky plan do të vihet në zbatim brenda vitit 2022 apo në 1 Janar të vitit 2023. “Ne duam që vitin e ardhshëm të ndryshomë skemën e progresivitetit të taksës dhe duam që shqiptarët që marrin deri në 400 mijë lekë të mos kenë asnjë taksë. Po e…
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Vlorë, u shpreh se u shpreh se në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do të ketë ujë 24 orë. Ai u shpreh para qytetarëve të qytetit bregdetar se çështja e ujit është vënë drejt zgjidhjes. “Leskoja do ju duket socialist çfarë pakënaqësish kam unë për Bashkinë e Vlorës, por do ju dukem demokrat çfarë pakënaqësish kam unë për qeverinë e PS-së. Ama të gjitha këto pakënaqësi janë legjitime në një pjesë të tyre, jo se nuk janë të drejta. Është legjitime të thuash “ça diskuton ti ne s’kemi ujë akoma”.…
Është publikuar një fotografi e rrallë e konkurrentes tashmë të pezulluar nga Për’puthen, Sindi Locit. Në foton e publikuar shihet që Sindi është shumë ndryshe nga ajo që shohim tani. Disa ditë më parë Sindi u pezullua nga emisioni pas një debati me Julin. Juli u shpreh se mamaja i kishte thënë se Sindi është: “Si vaj Borshi, ekstra i virgjër”. Sindi iu kthye me tone të larta Julit duke i thënë: “Ky është koment seksist, mbylle gojën, mos guxo t’i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente…
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri ka treguar për emisionin ‘Hard talk’ se gjatë jetës së tij la ushtruar disa profesione, si mësues matematike, trajner futbolli dhe ka si pasion kitarën. -Çfarë angazhimesh të tjera keni pasur përveç se keni qenë mësues? -Unë kam marrë të gjithë librat e trajnerit të futbollit dhe kam marrë licencën për trajner futbolli. -Në cilin vit kjo? -Në vitin 1990. U bëra këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Atëherë ishte trajner një gjerman. -Cilët futbollistë të dëgjuar keni trajnuar ju? -Ilir Kepën, golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Edi Martinin, Çlirim…
Dy punëtorë kanë rënë nga skela teksa po punonin në një objekt në Ishull-Lezhë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rënë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Krujë, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë ushtruar dhunë barbare ndaj një të riu. Sipas burimeve të Syri Tv, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë stacionit të policisë në Krujë. Katër persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në një lokal. Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe…
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të vdekshmërisë në vend, sipas të dhënave që janë publikuar sot nga INSTAT. Në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli rekord i jetëve të humbura në vend, që prej vitit 1990, kur INSTAT publikon të dhënat. Shifra e raportuar nga INSTAT është rreth 300 persona më e ulët sesa ajo e deklaruar nga Drejtoria e Gjendjes Civilie, burimi i parë i të dhënave,…
Maqedoninë e Veriut dje një ndër lajmet kryesore ka qenë ky: një grup i «besimtarëve myslimanë» ka themeluar dhe regjistruar në Shkup të ashtuquajturën «Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith». Me këtë akt synohet ndarja nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut si institucion i vetëm zyrtar që përfaqëson besimtarët myslimanë. Çuditërisht vendimin për të lejuar regjistrimin e «bashkësisë selefiste» e ka nënshkruar gjykatësja Suzana Donçevska. Themelimi i kësaj organizate që synon të përfaqësojë paraxhematin mysliman është një veprim i rrezikshëm, që ka për synim me gjasë ngritjen e tensioneve mes besimtarëve myslimanë dhe futjen e një pyke të rrezikshme…
Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po e përdor institucionin e presidencës për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja. Rama tha se Meta përdori projektin e rrugës në Selenicë, për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur. Sakaq Rama ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se po merret ne urën dhe se mendon se populli do ta hajë atë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e…
Një sherr mes dy personazh është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë, ku një person është qëlluar me qytën e armës. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë Fakultetit të Juridikut. Mësohet se shkak është bërë përplasje mes dy makinave, ku për pasojë një nga shoferët ka goditur tjetrin me qytën e armës, në sy të bashkëshortes së tij. Autori është identifikuar nga Policia.