Një sherr mes dy personazh është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë, ku një person është qëlluar me qytën e armës.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë Fakultetit të Juridikut.
Mësohet se shkak është bërë përplasje mes dy makinave, ku për pasojë një nga shoferët ka goditur tjetrin me qytën e armës, në sy të bashkëshortes së tij. Autori është identifikuar nga Policia.
