Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, zbuloi sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Barometrit Politik në Euronews Albania. 42.8% e personave të anketuar thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa 43.8% u përgjigjën se do të mbështesnin Partinë Socialiste. Bazuar në votën e vitit 2017, 92 për qind e elektoratit të PS do të vazhdonin të mbështesnin partinë socialiste, ndërsa kjo shifër tek Partia Demokratike ishte disi më e lartë, 94.5%. Votuesit e pavendosur që ishin në masë 8%. Ata patën…
Author: tirana
am 3 muaj e ca as, që më interesonte fare…unë e vetmja gjë vëlla, as me tenderat, që ishin nuk merresha, sepse i kisha deleguar të gjitha, të venin të gjithë institucionet i hoqa fare nga Ministria. Gazetari: E kuptoj! Ish-ministri Petrit Vasili: E kam pas bërë edhe në Shëndetësi, kur kam qënë, gjërat që s’i takojnë Ministrisë, jepja të interesuarve, që kanë… Gazetari: Qartë! Ish-ministri Petrit Vasili: I kam qëndruar kësaj filozofie, jo për shumë para, miku im… Gazetari: E kuptoj…! Ish-ministri Petrit Vasili: Të gjithë kanë qëjf t’i bëjnë tenderat. Unë s’kam pas qejf t’i bëja domethënë …,nejse po ta kenë dhjerë gjëkundi, le të mbajnë…
Nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama u përgjigj me bindje se nuk do të bënte aspak koalicion nga halli, por do të gjejë një rrugë bashkëpunimi mes forcave politike. “Ne do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë,” tha Rama i ftuar në televizionin e Vlorës.
Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me situatën e pandemisë që ka ‘pushtuar’ vendin tonë. Në një postim që ka bërë së fundmi, kreu i shtetit i ka ërë thirrje qeverisë që të blejë ilaçet kundër sëmundjes vdekjeprurëse dhe t’ua jap falas qytetarëve. “Ilaçet antiCOVID të blihen nga shteti dhe t’u jepen falas qytetarëve.Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID. Masat dhe kufizimet aktuale nuk po sjellin asnjë rezultat. Të shtohen testimet, të përmirësohen kushtet në spitale, të blihen pajisje reanimatore jetëshpëtuese. Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm “diferencimi klasor”. – ka shkruar Meta.
Policia Rrugore ka proceduar penalisht shoferin një autobusi të linjës së transportit publik, për shkak se nuk ka përdorur rreth-rrotullimin për tu kthyer, por ka zgjedhur të kthehet në mes të rrugës, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas autoriteteve shtetasi S.N., është proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, shtetasi S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”. Njoftimi…
Kanë përfunduar ndeshjet e orës 18:55 të Europa League, të vlefshme për raundin e 1/16. Fitore të rëndësishme jashtë fushe për Manchester United, Tottenham dhe Romën, teksa sfida me më shumë gola ishte ajo mes Young Boys dhe Bayer Leverkusen (4-3). Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Crvena Zvezdës. Kuqezinjtë e Piolit u rikthyen të luajnë pas një kohe të gjatë në Beograd. Një autogol i Radovan Pankov i dhuroi miqve avantazhin në fundin e pjesës së parë. Crvena barazoi takimin me një penallti të shndërruar në gol nga Kanga (52′), teksa një tjetër…
Pas më shumë se 5 vjet përpjekje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tashmë është zyrtarizuar projektligji për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve. Drafti ka nisur shqyrtimin në komisionet e posaçme parlamentare dhe sjell një sërë risish, ku ndër më kryesoret kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së dëmshpërblimeve dhe shkurtimin e afateve të marrjes së tyre. Sipas projektligjit, tashmë dëmshpërblimet për dëmet ndaj personave do të bëhen brenda 90 ditëve , ndërsa ato ndaj pronës janë parashikuar të kryhen nga kompanitë brenda një periudhe 30 ditore. Ndërsa më i reduktuar është parashikuar afati për dëmet me vlerë të vogël…
Tre institucione, shërbimi sekret vendas antiterrori dhe prokuroria u vunë në kërkim të një të panjohuri i cili në fund të muajit janar la si dhuratë në hyrje të shërbimit informativ shtetëror një flamur amerikan dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Sipas burimeve pas një sërë veprimesh ku u përfshi edhe marrja në pyetje e rojës së Shish, si dhurues i flamurit amerikan u zbulua se ishte Luis Shyti , 32 vjeç nga një fshat i Tiranës. Bëhet me dije se shërbimi sekret ka kërkuar bashkëpunim me policinë për të rënë në gjurmët e personit në fjalë, i…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Elbasanit ku dhe provoi bukën e bërë në shtëpi. Përmes një videoje në profilin e saj në Facebook, Kryemadhi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj takimin në shtëpinë e familjes së Gëzimit. Kryetarja e LSI-së, shihet që nxjerr bukën nga tepsia dhe ua servis familjarëve të tjerë në rajonin nr.3 të Elbasanit. “E ka qarë, e ka qarë fare….vetëm merr pjatën tani dhe merr naj copë, merre naj kore,”– thotë një grua e pranishme.
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në repartin e presimit të skrapit në kompaninë turke Kurum. Nuk ka të lënduar si pasojë e shpërthimit. Kjo pasi punonjësit kanë qenë të veshur me rroba speciale. Ndërkohë, kompania ka ngritur një grup për të përcaktuar nëse janë shkelur apo jo rregullat teknike, ndërsa policia po kryen verifikime të tjera në lidhje me shpërthimin.
Në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit, qindra oficerë policie – përfshirë skuadra të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, me asistencën e Europol dhe Eurojust, zhvilluan bastisje të koordinuara në 10 vende të ndryshme në Europë dhe në Lindjen e Mesme, duke arrestuar 20 të dyshuar, pjesë e një rrjeti kriminal shqiptar të njohur si “Kompania Bello”. Sipas Europolit, ky rrjet ishte një sindikatë kriminale profesioniste dhe konsiderohet një nga organizatat më aktive të trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. “Për shumë vite, trafikantët ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga grosistët dhe grupet kriminale që…
Kryeministri Rama ka komentuar aktualitetin politik, investimet e kryera dhe ato të pritshme. Këto kanë qenë temat që kryeministri dhe deputeti i Vlorës Edi Rama, ka komentuar mbrëmjen e së enjtes Rama u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t’i fitojë zgjedhjet. “Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet”, tha kryeministri për televizionin lokal “One TV Vlora.