Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Elbasanit ku dhe provoi bukën e bërë në shtëpi. Përmes një videoje në profilin e saj në Facebook, Kryemadhi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj takimin në shtëpinë e familjes së Gëzimit.
Kryetarja e LSI-së, shihet që nxjerr bukën nga tepsia dhe ua servis familjarëve të tjerë në rajonin nr.3 të Elbasanit.
“E ka qarë, e ka qarë fare….vetëm merr pjatën tani dhe merr naj copë, merre naj kore,”– thotë një grua e pranishme.
