Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama: Meta e ka bërë Nishanin të duket si Jefferson, shumë herë më korrekt! Leskua pi raki e del e flet përçart

10:12 / February 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po e përdor institucionin e presidencës për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja.

Rama tha se Meta përdori projektin e rrugës në Selenicë, për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur.

Sakaq Rama ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se po merret ne urën dhe se mendon se populli do ta hajë atë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart.

‘Për fat të keq Iliri nuk është president është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit. E shpërdoron për ndërmarrjen politike që formalisht e drejton e shoqja. Presidenti thotë se çfarëdo qoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake. Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit që ka rolin e unitetit kombëtar. President që të përdori një projekt rruge për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshmen e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni. Shumë herë më korrekt, më normal. E vërteta është shumë e thjeshtë. Ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini se, janë premtuar para 50 vjetësh. Rruga e Lumit të Vlorës, është premtuar rruga lidhëse e Labërisë me Bregun. Nuk janë më premtime ne po i bëjmë realitet.

Krijoi një gjë tragjikomike, tragjike për institucionin dhe komike për personazhin që shpërdoron atë institucion. Ne e ribëmë projektin dhe FSHZH ka shpallur garën. Rruga Pekshpëpi-Selenicë do të bëhet. Leskua i Vlorës i famshmi ka filluar tani të merren me urën, ku është ura, ska urë, se vazhdojnë mendojnë se ky popull, këtu ka budallenj, meqë urën e mori Rama, do votojnë për Leskon që t’ua sjellin urën. Kemi ngrënë turpin e presidentit me bukë, siç e thonë. Sepse mendojnë se ky popull në tërësi, do të hajë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart. Ne do të bëjmë të dyja rrugët. Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjnë çfarë të duan.’- tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.