Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sqaron mjekja e akuzuar nga dy mbesat e ish-deputetit të PD: Babai i tyre mori shërbim menjëherë, nuk u la në karrige!

15:20 / February 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flet mjekja e infektivit Migena Qato pas akuzuave të dy motrave Laho, njëherësh mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli.

Ajo thotë se pacienti është paraqitur në spitalin COVID 1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi.

Mjekja pretendon se skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, pra në 17:15.

Ajo shtoi se vajzat e të ndjerit ishin në dijeni për situatën e rënduar shëndetësore të tij, pasi janë telefonuar nga personeli i spitalit.

“Pavarësisht se me detaje do të merren instancat përkatëse, ashtu siç e meriton situata, dua të sqaroj Pacienti ka arritur në ambientet e COVID-1 në orën 16:30. Duke qenë se është paraqitur në gjendje të  rënduar, është vendosur në oksigjeno-terapi. Ka marrë ndihmën e parë, është vlerësuar më pas oksigjenimi në gjak të tij. U desh 40 minuta të arrinim në kushte të duhura, për ta vendosur në skaner. Pacienti është çuar në skaner për t’u vlerësuar në kushte të rënda respiratore, jo më tepër se 45 minuta pas mbërritjes së tij në spital. Skaneri është realizuar rreth 17:15 minuta. Pas skanerit është vendosur në terapi intensive, ishte gjendje e rëndë që në ardhje dhe u rëndua më shumë në ditët e vazhdim. Nëse pacienti ka ardhur në spital deri 16:30, edhe pse numri rezultonte i fikur, ne e kemi telefonuar zonjat në 17:30 dhe i kemi shpjeguar situatën. Nuk dua të ndaj detaje nga biseda ime me zonjat. E para, kërkesa e tyre shumë e dyzuar. Ata thonin njëherë për të marrë babain nga Infektivi, fillimisht kanë pasur dëshirën ta marrin dhe më pas nuk kanë dashur. Dhe rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. Nuk ndryshoj asnjë presje nga ajo që kam thënë. Çdo sugjerim mjekësor duhet të realizohet duke e pasur pacientin përpara. Këtë gjë ia kam sugjeruar dhe motrave. Pacienti ka shkelur në 16:30, ka filluar menaxhimi i menjëhershëm i pacientit. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të pa gënjeshtërta, është mendim i zonjave çdo pretendim. Pacienti është menaxhuar siç e don protokolli COVICD”, tha mjekja.

karrige PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.