Author: tirana

Policia britanike ka sekuestruar një sasi rekord kokaine, ndërsa raportohet se pjesë e rrjetit janë edhe shqiptarë. Sipas mediave britanike, rreth 2.3 tonë kokainë me vlerë 184 milion £ janë gjetur mes një dërgese me banane nga Kolumbia. 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar, mes tyre edhe disa shqiptarët B.K., 28 vjeç dhe Gj. D., 30 vjeç Agjencia Kombëtare e Krimit tha se droga mund të kishte vlerë 184 milionë sterlina nëse shitej në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

Read More

Në listën e shërbimeve me pagesë që ofrojnë zyrat e kadastrës në gjithë vendin janë shtuar edhe dy zëra të rinj. Tashmë kushdo mund të kërkojë nga zyrat e kadastrës një ekstrakt informues mbi pasurinë, tarifa për këtë shërbim për qytetarët do të jetë 1,100 lekë. I njëjti shërbim është mundësuar edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për rastet kur asaj i duhen të dhëna për projektin “Nafta për bujqësinë”. Edhe Ministria do të tarifohet për këtë shërbim me 1,100 lekë, po aq sa qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka krijuar tashmë “Bazën shtetërore të të dhënave kadastrale– ALBSCAD”,…

Read More

Mediat lokale serbe njoftuan një ditë më parë se më shumë se 1 milionë persona në Serbi kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, më shumë se 1 milion njerëz kanë marrë deri në këto momente një dozë të vaksinës, ndërsa rreth 356,010 kanë marrë dhe dozën e dytë. Serbia është vendi i dytë në Europë dhe i shtati në botë për sa i përket numrit të personave vaksinuar për milion banorë, sipas faqes në internet për ndjekjen e të dhënave. Ajo e nisi fushatën e vaksinimit më 19 janar.…

Read More

Spezia ose jo Spezia, parakalimi ose mosparakalimi në krye të renditjes…, derbi i së dielës do të jetë ende përplasja e drejtpërdrejtë midis të parit dhe të dytit. Interi tani po e shikon Milanin nga lart, por me fitore në duelin e radhës, “Djalli” mund ta rikuperojë pozicionin që kishte. Çdo gjë mund të ndodhë, edhe nëse distanca midis të dyve mbetet e pandryshuar për kënaqësinë e ndjekësve të tjerë. Sezoni po hyn në fazat e tij të nxehta, trengjyrëshi nuk është më vetëm një mirazh për zikaltrit dhe kuqezinjtë. Një derbi i Madoninës me kaq rivalitet për titullin nuk…

Read More

Dedektivia Shkënda Lila ka rrëfyer se rastet e tradhtisë që ajo duhet të investigojë janë shtuar në masë pas pandemisë. Dhe sipas saj më e çuditshmja është se numri i meshkujve që shkojnë në zyrën e saj është dyfishuar pas bllokimit sepse dyshojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë dhe shkas janë bërë telefonatat apo mesazhet që marrin. Gjithashtu dedektivia private ka treguar një rast që e ka habitur. Një kliente mjaft e shkolluar dhe e zgjuar i kërkoi të investigonin për të dashurën e burrit të cilën e njihte shumë mirë dhe të zbulonte nëse ajo po e…

Read More

Një studim izraelit, botuar në revistën shkencore “The Lancet”, zbuloi se një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer/BioNTech është 85 përqind efektive kundër koronavirusit. Studimi i 9 mijë punonjësve shëndetësorë, kryer nga Sheba Medical Center në Izrael, një spital kërkimor vendas, zbuloi se një dozë e vetme uli me 85 përqind numrin e personave që zhvillonin simptoma të koronavirusit, pas një periudhe prej 15 deri në 28 ditë pas inokulimit. Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se një dozë e vetme uli infeksionet asimptomatike me 75 përqind. “Ky hulumtim novator mbështet vendimin e qeverisë britanike për të filluar inokulimin e…

Read More

Në këtë puntatë të Përputhen, u dha edhe pjesa e tretë e takimit me Atdheut dhe Sarës. Edhe në këtë pjesë, ashtu si edhe dje, Sara dhe Atdheu shkëmbyen një puthje tjetër. Ajo që komentoi e para në studio ishte Antonela e cila tha: “Pas puthjes, dhe seksit ça do bëni tjetër, se i pamë zhveshjet”. Në këtë moment Atdheu i kthen kurrizin duke thënë se do ta injorojë komplet. Të njëjtën gjë bëri edhe Sara. Në mbrojtje i doli Andi që e akuzoi si hipokrite me këtë pasi sipas tij ka qenë vetë ajo që puthi Mevlanin.

Read More

Misioni i OSBE/ ODHIR ka publikuar raportin paraprak të misionit të vëzhgimit të vizitës së mbajtur në Shqipëri gjatë periudhës 24-29 Janar. Në fokus të këtij misioni janëzgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sipas këtij raporti në Shqipëri do të mbërrijnë 24 vëzhgues afatgjatë, si dhe 250 të tjerë afatshkurtër nga shtetet anëtare të OSBE. Synimi i ardhjes së vëzhguesve është monitorimi i ditës së zgjedhjeve, si dhe procesi i numërimit të votave pas përfundimit të zgjedhjeve. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se të gjitha masat do të merren për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe të pranohet vlera e…

Read More

Naser Kelmendi, i cilësuar si “Bossi i drogës” në Ballkan, është arrestuar sot në qytetin Loznica në Serbi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe. Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Media serbe ‘Novosti’ raporton se arrestimi është kryer rreth orës 13:30. Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer. Po ashtu bëhet e ditur se Kelmendi është ende në stacionin policor të Loznicës dhe nuk ka një deklaratë zyrtare se përse është arrestuar

Read More

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. “Balkanweb” raporton se takimi u zhvillua në kuadër të gjetjes së marrëveshjes për listat për deputetët. Kanë mbetur tashmë edhe gjashtë ditë nga afati final për regjistrimin e koalicioneve në KQZ. Mediu në takimin e fundit nuk gjeti një marrëveshje me Bashën për listat.

Read More

Japonia ka konfirmuar një variant të ri të COVID-19. Reuters shkruan se mbi 90 raste janë shfaqur në Tokio, duke e përballur vendin me sfida të reja teksa përpiqet të kapërcejë një valë të tretë të pandemisë. Varianti i ri është gjetur në 91 raste në zonën Kanto të Japonisë lindore dhe në 2 raste në aeroporte. Në lidhje me këtë qeveria po rrit vëzhgimin kundër varianteve mutante të Covid pasi ato mund të jenë më rezistente ndaj vaksinave. “Mund të jetë më ngjitës sesa llojet konvencionale dhe nëse vazhdon të përhapet në vend, kjo mund të çojë në një…

Read More

Janë 1071 raste të reja me COVID-19 dhe 19 humbje jete në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare. Ndërkohë që vihet re një rënie e lehtë e testimeve nga dita djeshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Sot procesi i vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin…

Read More