Author: tirana

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha ka rrëfyer për emisionin Glamour Zone’ momentin më të tmerrshëm të jetës së saj. Ajo ka treguar tmerrin që përjetoi një natë që u terrorizua me armë nga serbët. “Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën, dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferr, ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin, dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na…

Read More

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në Fier, kryeministri Edi Rama ka thënë se në mandatin e 3 është një mundësi për të hapur universitetin e stambollit në vend si dhe akademia ushtarake. “Për mjekët dhe infermierët sistemi ynë do ketë gjithmonë nevojë, nuk është si universitetet e tjera që tregu është i mbingopur nga studentët e tyre si juristë psh, duhet të shtojmë përpjekje ti japim cilësi arsimit të lartë. Universiteti ka marrë një autonomi shumë të madhe që po e shfrytëzon shumë lirinë dhe nuk zbaton përgjegjegjësinë. Në mandatin e 3 ne do shtyjmë shumë për të sjellë këto universitete…

Read More

Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është një histori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për ‘Vetëvendosjen’ dhe liderin e saj duhet të jetë drejtimi i Kosovës. Në një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Eksiola Shehu, ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar. “Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale sa i takon vaksinës anti-covid që po aplikohet në vendin tonë, mbi mënyrën se si po ruhet ajo apo dhe nëse ka apo jo efekte anësore. Teksa të shumtë kanë qenë ata qytetarë që e kanë ‘bombarduar’ me pyetje Ramën, ky i fundit nuk i ka kursyer as ironitë drejtuar skeptikëve apo dhe duke iu përgjigjur akuzave të opozitës. Pyetjes se ku i kishte gjetur vaksinat anti-covid, Rama ia kthehu me ironi se; “m’i dha Ndrageta po mos e bej muhabet😂”. Ndërkohë, ka pasur dhe nga ata qytetarë…

Read More

Xhamia ‘Mbret’ në lagjen ‘Kala’ në Elbasan është grabitur mbrëmjen e djeshme. Disa persona të maskuar kanë hyrë gjatë orëve të vona të natës brenda xhamisë dhe kanë mundur të marrin paratë që kanë qënë në xhami. Mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin me vete arkën e cila kishte në të paratë e dhuruara nga besimtarët për njerëzit në nevojë.

Read More

Sot bëhen 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, që solli për Shqipërinë një epokë të re. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Më 20 shkurt 1991, dhjetëra dhe mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Në…

Read More

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur një mjek. Arrestimi i të riut është bërë nga Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet. Në pranga ka rënë L. B., 24 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, njofton policia. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e…

Read More

Tre shqiptarë, midis moshave 25 dhe 30 vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin duke mbetur edhe të tre të plagosur, për një maskë anti-Covid. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur para pak ditësh në Terranuova Braçiolini, dhe vetëm sot, shqiptarët janë identifikuar dhe vënë në pranga. Një prej shqiptarëve, që ishte futur në një lokal, kishte refuzuar të mbante maskën anti-Covid dhe për këtë arsye dy të tjerët e kanë rrahur. Më pas sherri ka vijuar edhe në rrugë.

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia. Në një lidhje me Skype nga shtëpi, Tabaku po fliste për buxhetin dhe ekonominë në vend, ndërsa Kadia nga studioja e “Kjo javë”, e pyeti në lidhje me deflatorin. Tabaku tha se nuk ishte përgatitur për t’u përballur me nivelin e Kadisë dhe i tha këtij të fundit se do të merrtë një përgjigje nga nga grup që ka Partia Demokratike për debate me nivelin e zëvendës ministrave. Pjesë nga debati: Besart Kadia: Zonja Tabaku, ju lutem më jepni një përgjigje…deflatori është 2% apo jo Jorida Tabaku:…

Read More

Eldina Jaganjac 31 vjeç nga Kopenhaga, Danimarkë i bie në sy të gjithëve me paraqitjen e saj. Ajo nuk pranon të heqë qimet në fytyrë dhe nuk i pëlqen se si gratë priren të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të kuruar pamjen e tyre duke hequr qimet. Kështu që në Mars të vitit 2020, ajo vendosi që t’i kthej pamjes së saj natyrale duke mos hequr as vetullat dhe as qimet mbi buzë. Eldina filloi të injorojë njerëzit dhe sidomos meshkujt që talleshin me të dhe ia ngulnin sytë tek vetullat sikur të kishte një kokë të tretë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme buzë detit në Vlorë është rikthyer pas në kohë duke folur për fëmijërinë dhe kujtimet që e lidhin me Vlorën. Pas 8 viteve qeverisje, Rama tha se tashmë mendon se e ka lënë emrin e tij në këtë qytet. “Ndoshta ç’ka unë kam jetuar me Vlorën që i vogël më ka bërë më të ndjeshëm karshi bukurisë dhe potencialit. Nuk është cështje e kujtimeve të mia apo marrëdhënieve, por Vlora është e krijuar për të qenë një nga organet më vitale të organizimit të atdheut tonë, motor zhvillimi ekonomik. Më kujtohet kur isha i…

Read More

Çifti i njohur, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja pak ditë më parë, duke deklaruar haptazi se është single. “Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh ajo. Mirëpo, duket se pas ndarjes, Romeo ka nisur një romancë të re. Edhe këtë herë bëhet fjalë po ashtu për një vajzë të njohur të showbizit, të bijën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia. Ditën e sotme dyshja kanë ndarë…

Read More